Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare ( MSA), paraqet kornizë konstante juridike / ligjore e cila i rregullon marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian.
Republika e Maqedonisë është vendi i parë i cili e nënshkroi MSA, si dhe vendi i parë në të cilin hyri në fuqi kjo marrëveshje. Ky akt u nënshkrua me datë 9 prill 2001 në Luksemburg. I njëjti, pas ratifikimit dhe nënshkrimit nga të gjithë anëtarët , hyri në fuqi me datë 1 prill 2004. Por edhe pse MSA hyri në fuqi ne vitin 2004, segmentet e MSA të cilët rregullojnë çështje që kanë të bëjnë me tregtinë dhe problemet lidhur me të, hyrën në fuqi me datë 1 qershor të vitit 2001, në kuadër të marrëveshjes së veçantë në kontekst kohor, të njohur si Marrëveshje e përkohshme për tregti dhe çështjet lidhur me të, ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësisë Evropiane.
MSA mundëson kornizë të mirëfilltë për dialog politik dhe e forcon bashkëpunimin rajonal, mundëson dhe realizon përparimin e tregjeve si dhe forcon marrëdhëniet ekonomike ndërmjet vendeve dhe vë bazat apo themelet e përkrahjes dhe ndihmës teknike dhe ekonomike ndërmjet tyre. Ajo ngërthen 10 kapituj të ndryshëm aktivitetesh: Rregulla të përgjithshme; Dialog politik; Bashkëpunim rajonal; Lëvizje të lirë të mallit; Lëvizje të lirë të punëtorëve; Themelim firmash; Ofrim shërbimesh të ndryshme; Kapital; Ofrim dhe realizim të ligjvënies dhe legjislatives dhe efektuimin e tërësishëm të ligjeve; Drejtësi; Punët e brendshme; Politikën e bashkëpunimit; Bashkëpunim financiar si dhe Çështje qe kanë të bëjnë me Rregullore të përgjithshme dhe përfundimtare të institucioneve të vendeve të ndryshme.
Korniza institucionale e MSA, mundëson një mekanizëm të mirëfilltë për realizimin dhe menaxhimin si dhe ndjekje efektive të raporteve në të gjitha fushat e mbuluara nga MSA. Pas hyrjes në fuqi të MSA-së, u formuan dhe u vendosën në funksionim më shumë organe të nevojshme për funskionimin e saj. (për më shumë)
Versioni i Republikës së Maqedonisë për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, mund të gjendet në këtë link
Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësive Europiane dhe vendeve të tyre anëtarë link