Lajme
04.2.2025 02:10
Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, në ditën e parë të vizitës së tij të punës në Bruksel, mbajti takim me euro-deputetët Tajs Rojten (S&D) dhe Matej Tonin (EPP), raportues në hije për Maqedoninë e Veriut.
Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt agjendës evropiane. Ai theksoi se vendi mbetet partner aktiv në procesin e aderimit dhe pret qasje të parashikueshme dhe të drejtë nga ana e Bashkimi Evropian.
Vizita e ministrit Murtezani në Bruksel vazhdon me sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.