Lajme
05.6.2013 14:44
Gjatë vizitës një-ditore të Republikës Franceze, Zëvendëskryeministri i Qeverisë i përgjegjës për çështjet europiane Dr, Besimi sot u takua me Pierre Selal, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Franceze, Fabienne Penon, nga kabineti Presidentit të Republikës Franceze, si dhe Michel Casa, drejtor i Bashkimit Evropian në Ministrinë e Jashtme franceze.
Zëvendeskryeministri Besimi zhvilloi takime të veçanta me anëtarët e Senatit Joel Garry-Majlam, Jean-Pierre Michel, i cili njëherësh është edhe kryetar i Grupit të Miqësisë të Senatit të Francës - Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimeve ata diskutuan statusin e fundit të zbatimit të aktiviteteve në kuadër të dialogut të nivelit të lartë dhe reformat e tjera të rëndësishme për eurointegrimin e Republikës së Maqedonisë.
Besimi tha se dialogu i aderimit mundësoi të fitohet dinamik e re në realizimin e reformave në pesë fushat kryesore dhe se progresi i arritur ishte vlerësuar në mënyrë adekuate në raportin pranveror të Komisionit Evropian, me çka konfirmoi se vendi i plotëson kushtet për fillimin e negociatave.
Gjatë takimeve Franca edhe një herë përshëndeti progresin në përmbushjen e standardeve të marrëveshjes për stabilizim dhe asocim.
U tregua nevoja për përpjekje të mëtejshme në dialogun me gazetarët, zbatimi i marrëveshjes politike i 1 marsit dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndër-etnike. Gjithashtu, u theksua edhe ecuria e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore të cilët janë të rëndësishme për ecurinë e mëtejshëm drejt BE-së. Zgjidhja e kontestit për emrin do të ketë rëndësi të madhe në drejtim të fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, e cila u bën thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që sa më shpejtë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme reciproke në mënyrë pragmatike dhe nëpërmjet kompromisit.
Përveç kësaj, në takimet u vu në dukje bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral mes Maqedonisë dhe Francës i cili u konfirmua edhe nga mbështetja që Maqedonija merr për integrimin në BE.