Lajme
11.9.2024 08:31
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati një takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker. Në takimin u rikonfirmuan marrëdhëniet e ngushta dypalëshe, si dhe partneriteti solid në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim dhe integrimit evropian.
Në të njëjtën kohë, Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të sinqertë nga Sllovenia, si vend mik dhe aleat i ynë besnik në realizimin e synimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar angazhimin e saj parimor për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata diskutuan edhe për modalitetet e bartjes së përvojës dhe njohurive sllovene në procesin e anëtarësimit në Union.