Lajme
15.8.2024 05:21
Sot, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, realizoi takim protokolar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, z.Metju Loson, në të cilin u riafirmua partneriteti i fuqishëm mes dy vendeve, me fokus në bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm në sferat kyçe të zhvillimit.
Ministri Murtezani dhe ambasadori Loson diskutuan për bashkëpunimin e suksesshëm, duke përfshirë mbështetjen për për përpilimin e Planit nacional zhvillimor të Maqedonisë së Veriut dhe përpjekjet për përmirësimin e proceseve të qeverisjes publike. Bashkëbiseduesit shqyrtuan implementimin e suksesshëm të projekteve të të mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar, posaçërisht në reformat policore, gjyqsori, transparenca dhe llogaridhënia në punën e institucioneve si dhe promovimi i parimeve të barazisë në shoqëri.
Ata potencuan rëndësinë e koordinimit të donatorëve, duke nënvizuar përvojën e gjatë të Britanisë në bashkëpunimin zhvillimor si komponentë e rëndësishme gjatë harmonizimit të qëllimeve strategjike në përpjekjet e vendit mbajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, qeverisjen e mirë dhe promovimin e diversitetit dhe multikulturalizmit.
Murtezani dhe Loson u dakorduan se bashkëpunimi i ngushtë mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit zhvillimor.