Lajme
26.7.2024 08:49
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në kabinetin e tij e priti Zëvendësministren e sapoemëruar në Ministrinë për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov. Ata shkëmbyen mendime dhe informacione për aktivitetet lidhur me Ministrinë, si dhe theksuan angazhimin dhe përkushtimin e tyre profesionale në zbatimin e prioriteteve të punës, drejt anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.