Lajme
26.7.2024 05:52
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot u takua me Veronik Ulman Marti, ambasadore e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Falënderim i veçantë u shpreh edhe për mbështetjen financiare nga Zvicra për projektin “Përkrahje për Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE”, financuar nga Agjencia Suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor (SIDA), ndërkaq implementuar nga UNOPS Shkup.
Murtezani dhe Ulman Marti i konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, të cilat këtë vit shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës. Në takim u shpreh kënaqësia e ndërsjellë lidhur me komunikimin e shkëlqyer në nivel politik dhe ekonomik, duke konfirmuar angazhimin për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe bashkëpunimit të përgjithshëm.