Lajme
25.7.2024 02:15
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Martin Pamer.
Fokusi kryesor i bisedës ishin marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi ekonomik, agjenda reformuese e Qeverisë, implementimi i Planit të rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, në kontekst të integrimit evropian.
Murtezani theksoi rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Austrisë për rajonin, duke pasur parasysh mbështetjen e vazhdueshme dhe të zëshme për politikën e zgjerimit, e cila reflektohet edhe në nismat e shumta bilaterale dhe multilaterale në të cilat merr pjesë apo i kryeson ky vend anëtar i BE-së, siç janë grupet “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, iniciativa trelateralë i formatit Slavkov, Grupi C-5 i Evropës Qendrore.
Bashkëbiseduesit riafirmuan miqësinë, nivelin e lartë të bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes dy vendeve dhe shikuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral përmes Tuining dhe TAIEX mekanizmave të BE-së, si ndihmë gjatë realizimit të prioriteteve kryesore strategjike të vendit.