Lajme
24.7.2024 05:20
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me përfaqësuesen e Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Xheri Dajbl, në të cilën u riafirmua mbështetja amerikane në përpjekjet për përforcimin e praktikave dhe institucioneve demokratike, rritja e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimi i cilësisë së arsimit në vend.
Strategjia aktuale për bashkëpunim zhvillimor të vendit për vitin 2020-2025 është fokusuar të sigurojë mbështetje për promovimin e një vendi më prosperuese, më demokratike dhe më të sigurt, të përkushtuar në integrime euro-atlantike që shkon në hap me angazhimet tona në ndërtimin e demokracisë moderne evropiane.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se dy vendet do të vazhdojnë të punojnë në partneritet me qëllim e realizimit e prioriteteve të Maqedonisë së Veriut, nxitjen e reformave që ndihmojnë vendin në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, promovimin e lidershipit të përgjegjshëm, respektivisht USAID dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë me përkushtim të punojnë për avancimin e vizionit të përbashkët përmes partneritetit që zgjat më shumë se 3 dekada.