Lajme
19.7.2024 06:07
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me ambasadorin e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, SH.T Otsuka Kazuja, në të cilën u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm bilateral, si dhe mbështetja japoneze për Maqedoninë e Veriut përmes donacioneve në disa nga sektorët më të rëndësishëm për procesin tonë euro-integrues.
Ambasadori Kazuya theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë për Çështje Evropiane dhe theksoi se Japonia në vitet e kaluara ka dhënë mbi 800 mijë euro ndihmë për përforcimin e shërbimeve shëndetësore për prokurimin e pajisjeve mjekësore për COVID qendrat në vend.