Јавни повици
20.6.2024 01:38
Sekretariati për Çështje Evropiane njofton për thirrjen e 5-të tematike për financimin e projekteve në kuadër të Programit Intereg Euro-MED.
Thirrja e 5-të tematike do të jetë e hapur në periudhën 18 qershor deri me 2 shtator të këtij viti. I njëjti ka qëllim të mbështesë projektet në të gjitha misionet operative të Programit dhe duhet të kontribuojë në arritjen e prioriteteve dhe qëllimeve specifike:
Misioni 1: Përforcimi i ekonomisë së qëndrueshme inovative
Prioriteti 1: Mbështetja e rajonit të zgjuar mesdhetar
Prioriteti 2: Mbështetja e rajoni më të gjelbër mesdhetar, i qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike
Misioni 2: Mbrojtja, ripërtëritja dhe përmirësimi i mjedisit dhe trashëgimisë natyrore
Prioriteti 2: Mbështetja e rajonit më të gjelbër mesdhetar, i qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike
Misioni 3: Promovimi i mjedisit të gjelbër jetësor
Prioriteti 2: Mbështetje e rajonit më të gjelbër mesdhetar, i qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike
Misioni 4: Përforcimi i turizmit të qëndrueshëm
Prioriteti 1: Mbështetja e rajonit të zgjuar mesdhetar
Prioriteti 2: Mbështetje e rajonit më të gjelbër mesdhetar, i qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike
Thirrja ka për qëllim llojin e mëposhtëm të projekteve tematike:
Buxheti i mjeteve të BE-së për këtë thirrje është rreth 35 milion euro, me të cilat do të financohen 80% e shpenzimeve të pranueshme të projekteve të konfirmuara. Shpenzimet tjera (20%), që nuk janë të mbuluara me mjetet e BE-së, duhet të sigurohen nga burimet nacionale për ko-financim (publike ose private)
Shfrytëzuesit potencial të mjeteve nga thirrja, varësisht nga ajo në cilin mision të Programit të projektit është fokusuar, janë:
Lidhur me këtë thirrje, Sekretariati për Çështje Evropiane njofton mbajtjen e Ditës informative për çka do të publikohen informacione shtesë.
Informacione të detajuara për thirrjen mund të gjeni në ueb –faqen e Programit të Intereg Euro – MED, në lidhëzën: https://interreg-euro-med.eu/en/call-5-strategic-territorial-projects/
Kontakt person lidhur me këtë Program është Ivan Despotovski, meil adresa: ivan.despotovski@sep.gov.mk