Јавни повици
26.4.2024 08:21
Duke e ndjekur rezolutën e Këshillit Evropian "Strategjia për të rinjtë të BE-së 2019-2027" dhe "Manifestin për të rinjtë nga të rinjtë në formësimin e politikës evropiane për bashkëpunim", si dhe nevoja e konstatuar për përfshirje më aktive të të rinjve në vendimmarrje dhe zbatimin e Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), vendet pjesëmarrëse të EUSAIR në kuadër të kryesimit shqiptar me Strategjinë, vendosën të formojnë Këshillin Rinor të EUSAIR. E njëjta gjë u vërtetua edhe me miratimin e Deklaratës nga Tirana në maj 2022.
Qëllimi i Këshillit është të integrojë qëndrimet e të rinjve në EUSAIR, duke siguruar që e ardhmja e rajonit tonë i pasqyron aspiratat dhe nevojat e brezit të ri.
Këshilli i të rinjve EUSAIR do të përbëhet nga të rinj të moshës 18 deri në 29 vjeç dhe do të shërbejë si organ këshillimor i pavarur, duke sjellë ide të reja dhe inovative drejtpërdrejt në strukturat menaxhuese të EUSAIR.
Prandaj, kemi kënaqësinë të njoftojmë hapjen e thirrjes për shprehje interesi për përfshirje në Këshillin Rinor dhe të ftojmë të gjithë të rinjtë e interesuar nga Maqedonia e Veriut të cilët janë të motivuar të inkurajojnë ndryshimin dhe të prezantojnë zgjidhje inovative për sfidat me të cilat përballet rajoni Adriatiko-Jonian që të aplikojnë.
Thirrja për aplikime është e hapur deri me 27 maj 2024, ora 17:00 (CET).
Detajet e thirrjes, si dhe vetë aplikacionin, i gjeni në lidhësen e mëposhtme: https://www.adriatic-ionian.eu/youth-in-eusair/call-for-application-eyc/