Lajme
26.4.2024 01:01
Sot, Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Adniu-Halili, realizoi takim me Zëvendëskryeministren për Çështje Evropiane të Moldavisë Kristina Gerasimov.
Në takim u bisedua bashkëpunimi dhe asistenca teknike të cilën si shtet mund ta ofrojmë sa i përket procesit negociues me BE-në, Moldavia dhe Ukraina janë 2 shtetet e partneritetit lindor të cilat së fundmi i filluan negociatat për anëtarësim në BE – theksoi Abdiu Halili.
Moldavia vlerëson lartë njohuritë dhe eksperiencën si shtet në procesin negociues, duke marrë parasysh vlerësimet pozitive të cilët i morëm nga përfundimi i suksesshëm i procesit të skriningut me Komisionin Evropian – theksoi Gerasimov në takim.
“Mesazhi im deri tek Zëvendëskryeministrja Gerasimov ishte se parakusht kryesor për një proces të suksesshëm dhe efikas negociues është arritja e konsensusit të gjerë dhe të qëndrueshëm shtetëror sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian” -potencoi në takim sekretarja shtetërore.
Bashkëbisedueset gjatë takimit u dakorduan se agresioni rus dhe lufta në Ukrainë sollën një moment të ri në BE, duke e vendosur zgjerimin në krye të agjendës evropiane, ndërkaq anëtarësimi në BE është qëllimi ynë i përbashkët. Jemi të gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellë deri në realizimin e këtij qëllimi, anëtarësim i plotë në BE deri në vitin 2030.