Јавни повици
25.4.2024 12:41
Sesioni informativ lidhur me thirrjen për praktika të mira përmes programit Intereg URBACKT IV do të mbahet në Qendrën për trajnime në Sekretariatin për Çështje Evropiane me 14 maj 2024, në periudhën 10.00-13.00, në formë hibride.
Pjesëmarrjen tuaj mund ta konfirmoni më së voni deri me 10 maj 2024 deri në përfundim të orarit të punës në mejl adresë: Natalija.Filipovska@sep.gov.mk.
Agjenda dhe lidhja për t'u bashkuar me këtë ngjarje hibride do të ndahen me pjesëmarrësit e regjistruar në kohën e duhur.
Në thirrjen URBACT për praktika të mira, e cila zgjat nga 15 prilli deri më 30 qershor 2024, mund të propozohen praktika ekzistuese lokale që janë me ndikim, participuese, integrative, relevante për Bashkimin Evropian dhe të transferueshme në qytete të tjera evropiane.
Qytetet nga 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, vendet partnere (Norvegjia, Zvicra), qytetet nga vendet që janë shfrytëzues të Instrumentit para-aderues në BE (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), si dhe nga Ukraina dhe Moldavia, janë të ftuar të propozojnë praktikat e tyre të mira. Praktikat e përzgjedhura do të promovohen përmes mjeteve të ndryshme për rritjen e dukshmërisë, si dhe përmes aksioneve promovuese në festivalin URBACT të qyteteve, i cili mbahet në periudhën 8-10 Prill 2025 në Vroclav, Poloni.
Informacione të detajuara rreth thirrjes, duke përfshirë qasje në mjetin e kërkimit të projekt partnerëve, është në dispozicion në lidhësen e mëposhtme: https://urbact.eu/get-involved
Në thirrjen mund të aplikojnë qytetet dhe partnerët e tjerë relevant nga Maqedonia e Veriut.
Në mënyrë shtesë, Sekretariati i programit URBACT IV organizon sërë sesionesh informuese me qëllim të prezantimit të aspekteve të ndryshme të thirrjes me orarin e mëposhtëm:
1) 25 prill 2024, ora: 10.00-11.00, Online sesion informativ: Thirrja për praktika të mira në pika të shkurtra
2) 23 maj 2024, ora: 10.00-11.00, Online sesion informativ: URBACT Praktikat e mira – mundësi për dukshmëri për qytetin tuaj!
3) 20 qershor 2024, ora: 10:00-11:00., Online - sesion informues: Si të komunikoni praktikën tuaj të mirë?