Lajme
04.4.2024 01:10
Sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane u mbajt ngjarje informative për thirrjen e tretë për propozim projekte në kuadër të programit për bashkëpunim territorial INTEREG Evropë.
Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Sekretariatin teknik të programit me qëllim të njoftimit të partnerëve potencial me mundësitë për aplikim në projekt.
Në ngjarjen morën pjesë rreth 80 përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale.
Thirrja e tretë për projekte do të hapet në periudhë nga 20 marsi – 7 qershor 2024, së bashku me thirrjen për përfshirjen e vendeve të reja partnere në projektet e zgjedhura në kuadër të thirrjes së parë dhe të dytë.
Buxheti për thirrjen e tretë është 130 milion euro, me çka do të financohen projekte përkushtuar për të gjitha temat me rëndësi të përbashkët për vendet partnere, në vijë me nevojat e tyre rajonale në kuadër të politikës së kohezionit.
Intereg Evropë është program për bashkëpunim mes-rajonal e ko-financuar nga Bashkimi Evropian. Buxheti i përgjithshëm i programit prej 379 milion euro synon mbështetjen e rrethit të gjerë të shfrytëzuesve potencial në nivel nacional, rajonal dhe lokal, përmes financimit të projekteve nga interesi mes-rajonal dhe shkëmbimin e përvojave përmes platformës për mësim të politikave.
Programi i përpunon temat:
1. Evropë më të zgjuar
2. Evropë më të gjelbër
3. Evropë më të ndërlidhur
4. Evropë më sociale
5. Evropë më afër qytetarëve dhe
6. Menaxhim më i mirë në nivel rajonal
Bashkëpunimi në kuadër të Intereg Evropë realizohet në dy mënyra edhe atë përmes:
1. Projekte për bashkëpunim mes-rajonal
2. Platforma e të mësuarit