Lajme
23.5.2013 13:41
Sot zëvendës Kryeministri përgjegjës për çështjet evropiane Dr. Fatmir Besimi dhe Ambasadorja e Francës në Maqedoni SH.S. zonja Lorens Oer, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për vitin 2013 - 2014.
Kjo marrëveshje do të mundësoj zbatimin e disa projekteve për asistencë teknike, për nevojat e Sekretariatit për çështje evropiane në kuadër të bashkëpunimit bilateral administrativ francez, që synon mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.
Bashkëpunimi mes Ambasadës së Francës dhe Sekretariatit për çështje evropiane do të fokusohet në tre fusha kryesore:
- Mbështetje për aplikimin dhe koordinimin e fondeve të IPA-s në fusha si strategji për komunikim me mbështetje në krijimin e IPA veb faqes , si të vlerësohet komunikimi jonë, shkrime për mediat sociale, në sisteme informative, seminare dhe misione studimore në Francë për menaxhimin fondeve të BE-së dhe të tjera.
- Forcimi i kapacitetit të Qendrës për trajnime për çështjet evropiane.
- Trajnime të specializuara për zhvillimin e aftësive negociuese dhe politikat sektoriale të BE-së, me mbështetje në trajnimet e të punësuarve në sektorin e integrimit, mbështetje në BE politikën sektoriale acquis communautaire (E drejta e Bashkimit Evropian), konferencë për formimin si dhe sfidat e Bashkimit Evropian.
Për tu realizuar këto projekte, Ambasada Franceze do të punësojë ekspertë shumë të kualifikuar nga disa institucione franceze, siç janë ENA (Shkolla nacionale për Administratën), DATAR (Kabineti i Kryetarit të Qeverisë), Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Ministria e Punës dhe Punësimit ...
Këto aktivitete për bashkëpunim administrativ do të zbatohen në vitin 2013 dhe 2014 me partneritet të ngushtë me institucionet maqedonase të përfshira në procesin e integrimit evropian.
Sekretariati për çështje evropiane në bashkëpunim me Ambasadën Franceze vazhdon me aktivitete për të përforcuar kapacitetet administrative për realizimin e aktiviteteve të komunikimit dhe dukshmërisë lidhur me shfrytëzimin e IPA fondeve si dhe fondeve tjera të BE-së nga ana e Republikës së Maqedonisë.