Lajme
20.5.2013 12:06
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi dhe Alesandro Frakaseti ushtues detyre dhe përfaqësues rezident i UNDP –së në Republikën e Maqedonisë sot hapën seminarin dy-ditor "Seminar për anëtarësim në BE" dedikuar kapitullit 23 Gjyqësia dhe të drejtat themelore.
Mendoj se ky seminar po mbahet në një moment shumë të rëndësishëm për integrimin evropian, kur vendi jonë mori vlerësime pozitive në raportin pranveror të komisionit Evropian lidhur me realizimin e detyrave nga Dialogu i arritur i nivelit të lartë. Më këtë tregojmë se mbetemi të përkushtuar në këtë proces dhe se kemi kapacitet për tu përballur me sfidat rezultuar nga procesi i reformave”, theksoi Zëvendëskryeministri Besimi.
Shkëmbimi i përvojës kroate në procesin e negociatave me BE-në, veçanërisht në fushën e gjyqësorit dhe të të drejtave themelore do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve administrative,veqanërisht nëse kemi parasysh se Këshilli Europian pritet të caktojë një datë për fillimin e bisedimeve në samitin e qershorit.
Ushtruesi i detyrës dhe përfaqësues rezident i UNDP, z. Alessandro Fracasseti vuri në dukje se Kroacia është i vetmi vend i cili ka përfunduar procesin e negociatave me BE-në me formatin e ri i cili vlen për të gjitha vendet kandidate. "Me bartjen e përvojave të freskëta nga ekipi negociator kroat, ne jemi në gjendje të mundësojmë ekspertiza të dorës së parë. Kjo është pjesë e mbështetjes afatgjatë të UNDP-së për vendin tonë në procesin e përgatitjes për negociata dhe arritjen e qëllimit – anëtarësimi në BE”.
Në këtë seminar marin pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore që punojnë në këtë kapitull, dhe përvojat do ti bartin ekspertë nga Republika e Kroacisë, të cilët ishin të përfshirë direkt në ekipin negociator.
Seminari është një vazhdim i serisë së aktiviteteve që implementohen në bashkëpunim me UNDP-në, duke përfshirë dhe seminarin anëtarësim në BE I cili u mbajt në shtator të vitit 2012 si dhe seminari për kapitullin 24 Drejtësi, Liri dhe Siguri, mbajtur në dhjetor të vitit 2012.
Ngjarja është organizuar nga Sekretariati për çështje evropiane në bashkëpunim si dhe me përkrahjen e zyrës së UNDP-së në Maqedoni.