Lajme
04.2.2024 01:26
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në mëngjes kryesoi delegacionin qeveritar-shtetëror për nder të 152 vjetorit të lindjes së të madhit Goce Dellçev, në shënimin zyrtar në kishën e Shën Spasit.
Me rastin e këtij akti solemn, Zëvendëskryeministri Mariçiq në rrjetet sociale dha mesazhin:
“Sot, kur përkujtojmë lindjen e Goce Dellçevit, kujtojmë veprën e tij madhështore si thelbin e luftës revolucionare dhe intelektuale maqedonase që luftoi për një shtet maqedonas të barabartë për të gjithë.
Faktet historike tregojnë se puna dhe veprimtaria e tij u bënë fuqi lëvizëse e idesë politike të Maqedonisë së pavarur dhe Goce Dellçev u bë idhulli i padiskutueshëm i brezave maqedonase që luftuan për realizimin e kësaj ideje.
Goce Dellçev, si apostull i luftës revolucionare maqedonase, ishte lider që mbrojti vlerat që kishin fuqinë për të bashkuar idenë e Maqedonisë së pavarur mes udhëheqësve përparimtarë maqedonas që vepruan në të gjitha vendet e Ballkanit dhe që luftuan për të drejtën e popullit maqedonas për të realizuar ëndrrën e saj shekullore për vendin e vet.
Veprat e Dellçevit dhe bërësve të tjerë janë pjesë e historisë ballkanike të ndarjes dhe gërshetimit, siç është në fakt edhe historia e Evropës, e cila i pranoi Maqedonasit dhe shtetin maqedonas si pjesë të familjes evropiane.