Lajme
15.1.2024 01:11
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ishte sot i ftuar në STUDIO 10 në TV 24. Fillimisht, Zëvendëskryeministri u referua me reagim ndaj gjuhës së urrejtjes që mbizotëron në rrjetet sociale.
“Tragjeditë duhet të na bashkojnë si shoqëri. Nuk mund të politizojmë dhe partizojmë gjithçka në këtë shoqëri. Rrjetet tona sociale janë plot me mallkime dhe mesazhe urrejtjeje. Mendoj se në moment të caktuar duhet të reagojmë institucionalisht sepse qëllimi i gjuhës së urrejtjes është dhunë, trazira sociale apo shkatërrimi i dikujt”.
-“Nuk është normale të dehumanizosh kundërshtarët politikë dhe t'u urosh vdekjen, thotë Mariçiq.
Lidhur me pyetjen se deri ku jemi me integrimet evropiane, Mariçiq theksoi se duhet të kemi parasysh këshillat e ambasadorëve, por që ambasadorët duhet t'i kenë parasysh rrethanat dhe qëndrimet tona.
- Duhet të mësohemi me faktin se gjatë procesit të integrimit evropian, çdo vend mund të dalë me vërejtjet e veta. Deri tani bëmë gjithçka që kemi mundur që nuk janë të lidhur me ndryshimet kushtetuese. Do të jetë në tryezë sepse është e shkruar në kushtet e negociatave. Ndërkohë, Moldavia dhe Ukraina do të kalojnë skriningun dhe do të arrijnë në fazën në të cilën jemi, thotë Mariçiç.
“Jemi në fazë ku kemi nevojë për mbështetje për integrimin evropian.
"Është shumë e rëndësishme të kemi mbështetje. Jemi të vetëdijshëm për mangësitë. Të cilat jam i bindur se do t'i kalojmë, në fakt periudha në vijim do të fokusohet në tejkalimin e sfidave gjatë procesit të negociatave. Duhet të merret parasysh roli i secilit dhe pjesëmarrja e secilit në problemet që - theksoi Mariçiq.
Sado që të duam, thotë Mariçiq, nuk mund të kthehemi në rrugën e integrimeve evropiane, çështjet duhet të zgjidhen, ndërsa ato që nuk u zgjidhën në këto dy mandate, kryesisht nuk u zgjidhën për çështje objektive.
Mariçiq më tej shtoi se me zgjidhjen e disa çështjeve shumë të mëdha si problemi me Greqinë, anëtarësimi në NATO dhe rruga jonë drejt BE-së, mund të vërehet se Maqedonia e Veriut është një shtet më demokratik se çdo tjetër në rajon. Më tej, Zëvendëskryeministri Mariçiq për mandatin e ardhshëm premtoi, luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimin në kohë të politikave dhe përforcimin institucional.