Lajme
01.1.2024 11:29
Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me Zëvendësministren e Drejtësisë, Viktorija Avramovska-Madic, vendosën lule në vendpushimin e përjetshëm të Kiro Gligorov, në varrezat e qytetit të Butelit në Shkup.
Sot, kur bëhen 12 vjet nga vdekja e Kiro Gligorovit, me këtë akt të nderimit të veprës së presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Qeveria njeh një nga liderët më të lartë të pavarësisë së vendit, i cili me vendimet të mençura politike, e përcaktoi rrugën e zhvillimit të shtetit maqedonas.
Gligorov është një nga ndërtuesit më të shquar të shoqërisë moderne maqedonase, rojtar i paqes, ithtar konsekuent dhe i suksesshëm i veprimtarëve maqedonas për shtetin e pavarur dhe të njohur.
Në vitin 1991, ai udhëhoqi Maqedoninë, e cila në mënyrë paqësore fitoi pavarësinë nga ish-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, në të cilën Gligorov mbante poste të larta shtetërore. Më 8 prill 1993, Gligorov për herë të parë foli në gjuhën maqedonase në foltoren e Kombeve të Bashkuara kur Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e 181-të e OKB-së.
Kiro Gligorov mori pjesë në njohjen dhe afirmimin ndërkombëtar të shtetit dhe vendosi parimet themelore për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut të sotme në aleancën më të fuqishme të sigurisë ushtarake në botë NATO-n dhe për pranimin e shtetit si anëtar i Bashkimit Evropian.
Gligorov vdiq me 1 janar 2012 në Shkup në shtëpinë e tij në moshën 94 vjeçare.