Lajme
21.12.2023 02:58
Përmes konsultimeve të hapura me sektorin civil sigurojmë udhërrëfyes cilësor për Sundimin e së drejtës, Reformën në administratën publike si dhe Agjendë reformuese nga e cila do të mund të sigurojmë shfrytëzim maksimal të mjeteve nga Plani për Zhvillim i Ballkanit Perëndimor.
Sekretariati për çështje evropiane, si iinstitucion i cili udhëheq dhe koordinon procesin e negociatave për anëtarësim në BE, që në qershor të këtij viti filloi me pregaditjen e këtyre dokumenteve strategjike, përmes takimeve dhe konsultave të vazhdueshme me sektorin civil, komunitetin akademik si dhe odat ekonomike.
Këtë e bëjmë për të siguruar cilësi dhe inkluzivitet sa më të madh shoqëror në negociatat për anëtarësim në BE.
Sektori civil posedon potencial të madh në drejtim të ekspertizës në fusha të caktuara, dhe kyçja e tyre direkte në proces është shumë e rëndësishme.
Duke marrë parasysh dinamikën dhe afatet për përgatitjen dhe dorëzimin e udhërrëfyesve në Komisionin Evropian, kërkuam nga përfaqësuesit e sektorit civil që të dorëzojnë kontributin dhe verrejtjet e tyre për përpunimin e versionit përfundimtar të udhërrëfyesve dhe Agjendës Reformuese.
Dua të falënderoj të gjithë përfaqësuesit e sektorit civil për punën dhe kontributin e deritanishëm. Anëtarësimi në BE është një operacion gjithpërfshirës shoqëror dhe angazhimi i gjithsecilit prej nesh është domosdoshmëri për të arritur anëtarësim të plotë në Union deri në vitin 2030.