Lajme
14.12.2023 03:35
Sot prita në takim Ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom. Bashkëpunimi dhe mbështetja nga Norvegjia nuk ka munguar asnjëherë, duke filluar që nga ndihma humanitare gjatë tërmetit të vitit 1963 deri te sfidat e fundit me të cilat jemi përballur si shtet.
Norvegjia, edhe pse nuk është shtet anëtar i BE-së, gjithnjë ka ndihmuar në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE, veçanërisht përmes projektit të UNOPS.
Sekretariati për Çështje Evropiane mbetet i përkushtuar ndaj bashkëpunimit zhvillimor dypalësh.
Diskutuam rreth projekteve të ardhshme që do të fuqizojnë edhe më tepër partneritin mes dy vendeve.