Lajme
12.12.2023 10:08
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sonte ishte mysafir në Temën e ditës në Ditarin në TV Sitel.
Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, në fillim iu referua procesit të përfunduar të skriningut:
-Mendoj që asnjë nga sukseset, arritjet tona nuk duhet ta ul rëndësinë dhe as vlerën, procesi 15 mujor ishte në thelb proces në të cilin rreth 1000 njerëz tanë në të gjitha delegacionet, rreth 100 ditë pune bënë afër 850 prezantime, u përgjigjën në qindra pyetje, dhe e gjithë kjo në më shumë se 200 institucione, kjo ishte një proces masiv dhe i thellë, i cili na tregoi se ku ndodhemi dhe se sa na nevojitet dhe se çka duhet bërë që të jemi anëtare e BE-së për ti arritur standardet evropiane. Skrining procesi është për tu lavdëruar dhe në Raportin evropian i cili doli muajin e kaluar, për çka pritet të vlerësohen konkluzionet në Këshillin e Ministrave në takimin e sotëm dhe Këshillin Evropian dy ditët e ardhshme”.
Mariçiq për parashikimet për formulimin e situatës së Samitit i cili pason, ai tha:
-Situata jonë pres që të formulohet në mënyrë që skriningu do të vlerësohet, do të bëhet gjenezë të asaj se si i filluam negociatat vitin e kaluar dhe në cilën fazë kemi arritur dhe përsëri do të shprehet gatishmëria siç është shkruar në konkluzionet e vitit të kaluar dhe në kornizën negociuese që në momentin kur do të kryhen ndryshimet kushtetuese.
Atëherë pa vendim të ri politik dhe pa vonesa të mëtutjeshme do të thirret konferenca e dytë ndërqeveritare që të hapet klasteri i parë unë do të pres dhe do të jemi të lumtur se do të ketë dhe thirrje të qartë politike deri tek të gjithë partitë politike në Kuvend të japin mbështetje ndryshimeve kushtetuese të votojnë për ndryshime kushtetuese dhe të mos e bllokojnë vendin.
Pyetjes lidhur me përgjegjësinë dhe përmbushjen e obligimeve, Mariçiq theksoi se matematika u thye me vendimin politik të VMRO-DPMNE-së, dhe ata nuk mund ti ikin kësaj përgjegjësie, ja po pyesim haptas, për çka vlen të bllokohet vendi në rrugën drejt BE-së, për vendosjen e disa komuniteteve në preambulën e kushtetutës, sepse për këtë bëhet fjalë, nuk diskutohen më pretendimet se e humbëm gjuhën, do ta humbasim identitetin, se diçka e keqe do të na ndodhë, jo, tani vërtet jemi me te, askujt asgjë nuk do ti ndodhë as që do të na kushtojë deri sa të bëhen ndryshimet kushtetuese, përkundrazi do të kapim vrullin, dinamikën, ritmin me ata shtete të cilët tani më negociojnë dhe mund të shkojnë përpara.
“Ne duke u frikësuar nga bllokadat e ardhshme të cilat mund të vijnë edhe nga shtetet tjera jo vetëm nga Bullgaria, për arsye të ndryshme, nuk lidhet me çështjen e Bullgarisë apo çështjet me gjuhën maqedonase, megjithatë cili është ai shtet që heq dorë nga procesi i integrimit evropian për disa bllokada potenciale të mundshme në të ardhmen nga disa shtete, për këtë arsye mendoj që është një frikë nga marrja e vendimit politik ose një strategji të mos vendoset vendi në BE, çka do që të jetë është e dëmshme për vendin, ne skriningun e përfunduam dhe me të vërtet shpresojmë dhe punojmë të arrijmë deri në 80, siç ishte një nga tezat se do të bëjmë shtypje deputetëve ose ju bëhet shtypje, jo, nuk ka nevojë për shtypje, ne shpjegojmë dhe do të vazhdojmë këtë ta bëjmë sepse obligimi mbetet edhe për këtë përbërje parlamentare edhe për ato të radhës.
Është shumë e rëndësishme politika e bllokadës së vendit të mposhtet në zgjedhje, deri sa nuk mposhtet në parlament deri në zgjedhje, politika e bllokimit të vendit sipas pritjeve të mija do të mposhtet në zgjedhje nga ky front evropian dhe nga ky koalicion, dhe këtë herë pa as një argument do të mbeten ata të cilët bllokojnë, të cilët një vjet e gjysmë bllokojnë vendin e vet.
Përndryshe nëse do t’i kishim bërë ndryshimet kushtetuese nga ana e të gjithë deputetëve ose 80 deputetë deri më tani, tani më në këtë samit do të diskutonim për hapjen e klasterit të parë dhe do të diskutonim për dinamikën e negociatave me klasterin e parë.
Më tej Zëvendëskryeministri theksoi se në asnjë moment nuk është thënë diçka kundër Shqipërisë dhe se vendi duhet vlerësuar individualisht, duke u gëzuar për çdo sukses për secilin fqinj ton, veçanërisht se me Shqipërinë kemi bashkëpunim të ngushtë gjatë skriningut, shkëmbejmë informacione dhe kemi punuar pothuajse në bazë ditore.
Ne duam që Shqipëria të fitoj atë që donë, atë që edhe ne duam ta fitojmë, dhe ajo që duam është konferenca e radhës ndërqeveritare, por cilat janë pritshmëritë dhe të paktën komentet nga Brukseli, se kjo ndoshta nuk do të ndodhë këtë herë në këtë këshill, edhe nëse ndodh, kuptohet, do të jetë për të përshëndetur, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodh në këshillin e ardhshëm për një muaj, dy ose tre, sepse flitet për diskutime mes Shqipërisë dhe Greqisë, rreth ngjarjeve konkrete dhe lëvizjeve konkrete që përsëri na kthen në çështjet bilaterale.