Lajme
11.12.2023 05:52
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot vizitoi kompaninë “Buçen Kozjak” në Kumanovë. Kompani që shfrytëzon mbështetje financiare për kthimin e investimeve, dhe i cili ka aplikuar për furnizim të subvencionuar me energji elektrike, masë që është pjesë e pakos masash antikrizë që ju përgjigjet sfidave duke pasur parasysh rëndësinë e krizës ekonomike dhe energjetike.
Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se Buçen Kozjak është kompani që i njeh politikat strategjike të Qeverisë të cilët i kanë ndihmuar kompanisë të zhvillohet, të modernizohen me mekanizëm të ri, kuadro profesional, që cilësia e re e tyre të njihet për konsumatorët. Investimi i tyre dhe shfrytëzimi i masave antikrizë të qeverisë përfaqësojnë zgjedhje të dobishme dhe efikase për kompaninë, që do të thotë mbështetje, siguri për punëtorët dhe punëdhënësit.
Në takim me menaxhmentin e kompanisë, Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se me shfrytëzimi maksimal i mundësive të zhvillimit të prodhimit është strategji racionale. “Buçen Kozjak” është kompani që me sukses ndërton biznesin e tij, ndërkaq për ne më e rëndësishme është se ata i kanë shfrytëzuar mundësitë që paraqesin përfitim për të gjithë qytetarët.
Paratë evropiane të cilat i ka shfrytëzuar kompania përmes IPARD programit, përmes Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, si dhe nga Agjencia për nxitjen e investimeve dhe nxitjen e eksportit janë ndihmë e drejtpërdrejtë për zhvillim dhe progres i ekonomisë sonë. Me aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkimin Evropian, mjetet për kompanitë tona në mënyrë shtesë do të rriten, që në fund do të kontribuojnë drejt rritjes së shpejtë të ekonomisë vendore dhe përmirësimit të gjendjes financiare për qytetarët tanë.