Lajme
16.11.2023 05:22
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim me përfaqësuesin e sapoemëruar të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz.
Zëvendëskryeministri, njoftoi përfaqësuesin e posaçëm Rene Trokaz në vizitën e tij të parë në Maqedoninë e Veriut, me gjendjet e aktuale, procesin e skriningut, reformat, me qëllim të afrimit të vendit deri në anëtarësim të plotë me BE-në.
Në takim, bashkëbiseduesit u dakorduan se integrimi Evropian është zgjidhja e vetme dhe optimale për vendin tonë.
Me qëllim që të realizohet qëllimi i përbashkët strategjik, anëtarësimi i plotë në union, pjesëmarrja e Francës dhe zëri i Parisit janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, duke inkurajuar përshpejtimin e dinamikës së procesit negociues të vendit.
Të pranishmit u dakorduan se Franca dhe Maqedonia e Veriut mbeten të përkushtuar për angazhimin e përbashkët për realizimin e perspektivës evropiane të vendit tonë, dhe mbajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në përgjithësi.
Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Republikë së Francës, Sh.T. Siril Bomgartner dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës.