Lajme
15.11.2023 10:42
Sot, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, kishte fjalën e tij në takimin vjetor të COST (Bashkëpunimi Evropian për shkencë dhe teknologji, organizim për rrjetëzim e shkencës dhe teknologjisë në Evropë) në të cilën morën pjesë përfaqësues të lartë të Komitetit COST, funksionarë, profesorë etj.
Në fjalën e tij Zëvendëskryeministri Mariçiq, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Maqedonisë së Veriut në COST, që është dëshmi e përkushtimit të komunitetit tonë shkencor dhe përfaqësues të përkushtuar të akademisë, dhe për atë se duhet të kërkojmë mundësi për vendosjen e bashkëpunimit solid mes shkencëtareve dhe institucioneve, duke shpërndarë përvojën e tyre ndërkombëtare për të mirën e Maqedonisë së Veriut.
“Si vend që negocion për anëtarësim të plotë në bashkimin Evropian, kemi mundësi të marrim pjesë në programet kërkimore të Bashkimit Evropian dhe ti ndjejmë përfitimet para aderimit. Kjo përfshin kërkues maqedonas në projekte të rëndësishme për inovacione, kërkim dhe shkencë. Kërkimi shkencor dhe shpërndarja e përvojës janë të rëndësisë së veçantë për shoqërinë tonë”- theksoi Mariçiq.
Në fund të fjalës së tij Zëvendëskryeministri Mariçiq iu falënderua komunitetit COST dhe përkushtimit të tij për avancimin e shkencës dhe potencoi përkushtimin e Qeverisë për sigurimin e mbështetjes së rritur nacionale për pjesëmarrësit e COST, duke siguruar efikasitet dhe sukses shkencëtarëve, ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhme evropiane për Maqedoninë e Veriut, ku shkenca dhe teknologjia luajnë rol thelbësor në formimin e një bote më të mirë për të gjithë.
COST (Bashkëpunimi evropian në shkencë dhe teknologji) është organizatë për financimin e rrjeteve kërkimore dhe inovative, dhe është program më i vjetër dhe mi i madh për rrjetëzimin për shkencë në Evropë i cili u themelua në vitin 1971 me seli në Bruksel. Përveç anëtarëve të BE-së, pjesëmarrës janë edhe vendet e Evropës të cilët nuk janë anëtar të BE-së, ndërkaq Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e COST nga viti 2002.
Në këtë takim mori pjesë edhe Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, si dhe përfaqësues të lartë të bordit COST.