Lajme
14.11.2023 04:46
Sot, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mbajti takim pune në prag të mbledhjes vjetore të nesërme të COST (Bashkëpunimi Evropian për shkencë dhe teknologji, organizim për rrjetëzim e shkencës dhe teknologjisë në Evropë) në të cilin morën pjesë përfaqësues të lartë të COST nga tridhjetë vende anëtare.
Në takim Zëvendëskryeministri theksoi se pjesëmarrja e shkencëtareve maqedonas dhe shpërndarja e përvojës, rrjetëzimi përmes organizatës më të madhe për shkencë dhe teknologji COST është e rëndësisë së madhe për zhvillimin e shoqërisë dhe shkencës në përgjithësi.
Mariçiq, theksoi informacionin se sipas Raportit të sivjetmë për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023, në kuadër të kapitullit 25 që ka të bëjë me shkencën dhe kërkimin, vendi ynë arriti nivel të mirë të gatishmërisë në këtë sferë.
Vendi ynë si vend negociues, arriti të shfrytëzojë mundësi të artë për pjesëmarrje aktive në programet kërkimore të BE-së, edhe para anëtarësimit formal.
Anëtarësimi i Maqedonisë s Veriut në COST është e rëndësisë së veçantë për realizimin tonë të suksesshëm për anëtarësimin në BE.
Intelektualët në shoqërinë maqedonase duhet të jenë fuqi lëvizëse në zhvillimin demokratik të vendit me theks të veçantë për nevojën se kërkuesit, shkencëtaret të jenë drejtpërdrejtë të përfshirë në negociatat me BE-në.
Në takim u theksua se një nga qëllimet strategjike të COST është mbajtja e kërkuesve të rinj në vendet e tyre përmes programeve të shkurta për avancim, ndërtimi të kapaciteteve dhe zhvillimit profesional.
Në takimin e nesërm do të shqyrtohen çështje të rëndësishme për statusin e COST-it në programin e ri të 10-të për shkencë dhe teknologji, Horizont Evropa të BE-së nga ku edhe financohet ky program.
Ekipi ynë maqedonas tani luan rol të rëndësishëm në projekte të rëndësishme, të fokusuar në inovacione, kërkime dhe shkencë. Ne argumentojmë se kërkimi shkencor dhe shkëmbimi i përvojave janë vitale për progresin e shoqërisë tonë.
Në takim morën pjesë edhe Drejtori i COST, Ronald de Braun, udhëheqsja e sektorit për politikë Ursula Kastro, Këshilltari Elvin Rajmink nga COST si dhe profesori Zoran Popovski si përfaqësues i bordit ekzekutiv të COST-it.