Lajme
08.11.2023 05:02
Sot në Qeveri, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Dejvid Gir ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 Zëvendëskryetarit të Qeverisë së republikës së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq.
Në takim u diskutua për Raportin, planifikimin e hapave të ardhshme për realizimin e qëllimit strategjik për përfshirjen drejt BE-së, planit për rritje dhe planit reformues për Maqedoninë e Veriut.
Zëvendëskryeministri Mariçiq iu falënderua Ambasadorit Gir dhe bashkimit Evropian për ndjekjen e vigjilente dhe pranimi e kërkesave tona, pas së cilës pason analizë e detajuar për Raportin nga ana e Qeverisë dhe përkushtimi për vazhdimin e procesit të suksesshëm të planeve të përbashkëta.
Në takim vëmendje të veçantë iu kushtua hapave të ardhshëm lidhur me Planin për rritje (të ekonomive) të Ballkanit Perëndimor me konkluzion se Raporti i Komisionit Evropian për vendin tonë është reflektim i luftës tonë të përditshme për avancimin e shoqërisë.
Zëvendëskryeministri theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon me angazhim të fuqishëm për zbatimin e proceseve reformuese duke e mbështetur Planin për rritje për Ballkanin Perëndimor.
-Plani për rritje është rezultat i kërkesës sonë, me çka mund të kërkojmë privilegje dhe mundësi për anëtarësim në BE para kohe, respektivisht deri sa zgjasin negociatat.
BE me me plan konkret përgatit 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, nga të cilat 1 miliardë euro mund ti shfrytëzojë Maqedonia e Veriut. Me Planin për rritje mundësohet qasje deri në tregun e përbashkët evropian, që do të thotë progres i fuqishëm ekonomik. Kjo do të thotë se produktet tona dhe shërbimet mund të tregtohen në “Tregun Vetëm Evropian”, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Qëllimi i BE-së është që deri në mars të vitit 2024 të bëhet transferimi i parë i mjeteve në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Qeveria dhe administrata mobilizuan resurse të rëndësishme dhe në mënyrë aktive morën pjesë në procesin e skriningut”. Kjo nuk do të thotë se e kemi përfunduar punën. Përkundrazi, procesi i skriningut na jep bazën për përcaktimin e prioriteteve reformuese të ardhshme nga agjenda e BE-së, të cilat duhet të zbatohen dhe për të cilat në mënyrë të pashmangshme është i nevojshëm konsensus i gjerë shoqëror. Në këtë drejtim punojmë në përgatitjen e udhërrëfyesve për sundimin e së drejtës, reformat në administratën publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
Mariçiq theksoi se e ardhmërinë tonë e shohim në qëllimin strategjik të Qeverisë, të bëhemi anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. Jemi të vetëdijshëm për sfidat të cilat i kemi, qëllimi ynë është sigurimi i të ardhmes evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe me këtë edhe stabilitet, siguri dhe prosperitet për vendin dhe rajonin.
Duke e ndjekur Planin për rritje mundemi të fokusohemi në reformat me të cilat do të sigurojmë më shumë investime dhe progres më të madh për vendin.
Në takim morën pjesë, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili dhe zëvendësshefi i Delegacionit të BE-së, Ben Nupnau.