Lajme
03.11.2023 03:00
Në takimin e sotëm me Ambasadoren e Greqisë, E.S. Sophia Philippidou, u diskutua për riafirmim i bashkëpunimit dhe mbështetjes që Greqia po e jep në rrugën euro-integruese të shtetit tonë.
Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane Abdiu-Halili në takim iu referua bashkëpunimit të programeve ndërkufitare INTERREG IPA, që mbulojnë fusha nga infrastruktura deri te arsimi. Programi CBC 2014–2020 përfshin 62 projekte të kontraktuara, që reflekton angazhimin tonë të përbashkët.
Nisma BE-së për Rresnjën, ka buxhet prej 21,726,000.00 euro, gjë që përputhet me Agjendën e Gjelbër, duke dëshmuar angazhimin tonë ndaj standardeve të BE-së mbi ruajtjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.
Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në programe transnacionale si INTERREG bashkëpunimi Ballkano-Mesdhetar dhe pjesëmarrja në INTERREG Adrion dhe INTERREG Euro-Med janë indikacion për një bashkëpunim të theksuar mes 2 vendeve tona në kuadër të programeve të BE-së theksoi Abdiu- Halili.
Dy bashkëbisedueset në takim konfirmuan se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është një shembull i mirë, se si me vizion, lidership dhe me kompromis mundemi mosmarrëveshjet shumëvjeçare ti shndërrojmë në partneritet të vërtetë dhe fqinjësi të mirë. Greqia sot është një nga përkrahësit më të madhej të integrimit tonë në Bashkimin Evropian.