Lajme
19.10.2023 07:44
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot mori pjesë në dialogun për politikë në nivel të lartë në Shkollën për qeverisje transnacionale (EUI), në temë: Autonomia e hapur strategjike e BE-së dhe Ballkani Perëndimor”, me ftesë të Institutit Evropian në Firence.
Në fjalën e tij hyrëse Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se për vendet kandidate korniza kohore për anëtarësim në BE do të thotë ka shanse dhe plan për ata që do të jenë të gatshëm të bëhen anëtar të BE-së dhe se kjo do ta rikthej besueshmërinë e politikës së zgjerimit.
-2030 si datë për perspektivën evropiane të rajonit me plan konkret duhet të jetë motiv dhe fuqi shtytëse për ndryshime, shanse që duhet ta shfrytëzojmë, tha Mariçiq duke potencuar se ky është çelësi për ta rikthyer besimin dhe popullaritetin e idesë së BE-së, dhe jo vetëm procesin e euro-integrimit.
Në këtë drejtim Mariçiq shtoi se nuk është qa e rëndësishme të folët për korniza kohore, duke theksuar se për deri sa nuk kemi kornizë kohore gjithmonë do të kemi arsyetim pse dhe si duhet të shtyhet zgjerimi i BE-së.
-Premtimi i Selanikut për perspektivë evropiane duhet të jepet përmes planit strategjik, por ndërkohë mund të bëhen disa punë nga tani deri në anëtarësim në BE, krahas procesit negociues, tha Mariçiq duke iu referuar planit për përshpejtimin e negociatave aderuese, i cili duhet të prezantohet në javët e ardhshme.
Mariçiq tha se plani i përshpejtimit të aderimit në BE të Ballkanit Perëndimor është diçka që politikanët pro-evropian, strukturat, qeveritë, shoqëritë civile e presin kohë të gjatë, duke theksuar se temat bilaterale mund të jenë pengesë e madhe dhe të ngrenë murr mes BE-së dhe BP-së, për çka është që BE të ketë fokus të veçantë të menaxhimit të kontesteve bilaterale.
-Së bashku medoemos ti bëjmë këto plane të realizohen dhe të kenë sukses, me qëllim që të përfundojë integrimi i Ballkanit Perëndimor, për ta mposhtur nacionalizmin si koncept, tha Mariçiq, duke thënë se rajonit i duhet Evropa, më e fuqishme dhe më prosperuese dhe se kjo është e mundur vetëm nëse të dy palët punojnë në këtë detyrë.
Në seminarin nën organizimin e Universitetit Evropian të Firences, me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar morën pjesë edhe Euroambasadori Sh.T. Dejvid Gir dhe Ambasadori i Italisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Andrea Silvestri me të cilët Mariçiq mbajti edhe takim bilateral.
Dialogu për politikë në nivel të lartë në Shkollën e Qeverisjes Transnacionale (EUI), shërben për ti njohur pjesëmarrësit me ngjarjet më të reja në nivel të BE-së dhe të shkëmbejë ide për atë se si “Autonomia e hapur strategjik i BE-së” mund të ndikojë në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së, por edhe si të përshtaten në realitetin e ri gjeopolitik.
Ngjarja u organizua në kontekst të projektit më të gjerë për ndërtimin e kapaciteteve diplomatike dhe udhëheqëse nga Ballkani Perëndimor. Përmes këtij projekti rreth 50 nëpunës publik nga rajoni u trajnuan në EUI në Firence në temë lidhur me krijimin e politikave të BE-së dhe shkathtësitë diplomatike, me qëllim që të mbështetet aderimi në BE të rajonit dhe nisma për zgjerimin në EUI në rajon.