Lajme
18.10.2023 08:37
Tribuna e hapur nga kampanja Ne jemi Evropë që u mbajt sonte në Ohër, me pjesëmarrës Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, Ministrja për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Kaja Shukova, Ambasadori i Sllovenisë, Gregor Presker dhe Drejtori i Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit, Ljupço Janevski u takuan me një nga segmentet më të rëndësishme të shoqërisë sonë, mjedisit jetësor dhe zhvillimin e turizmit në vend.
Mariçiq në fillim potencoi rëndësinë e qytetit të Ohrit si butësi e pasurisë natyrore dhe trashëgimisë kulturore.
“Ohri është vend i vërtetë për bisedë për kujdesin e trashëgimisë kulturore dhe bukurisë natyrore. Pikërisht trashëgimia kulturore dhe Ohri si vlerë e çmuar natyrore na sjell zhvillim edhe në turizëm.
“Kemi të drejtë të jemi krenar me Ohrin, por para se gjithash kemi obligim ta ruajmë, mbrojmë dhe ta promovojmë”.
Në vazhdim ai potencoi se turizmi është degë ekonomike që është e përkushtuar lartë mes prioriteteve me qëllim që të bëhet fuqi e lëvizshme dhe faktor i qëndrueshëm për rritjen e numrit të vendeve të reja të gjelbra.
“Numër i madh rreth 700 projekte të realizuar me mbështetje prej 80 milion euro në 10 vitet e fundit, janë në sektorin e turizmit dhe janë realizuar nga fondet e Bashkimit Evropian”.
Në vazhdim fjalën e saj e kishte Ministra për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Kaja Shukova:
“Perla maqedonase meriton gjithë respektin dhe vëmendjen tonë dhe të gjithë në kuadër të mundësive përgjegjësive tona, medoemos të vazhdojmë ta ruajmë dhe ta mbrojmë.
Nuk guxojmë ta harrojmë sa e rëndësishme është mbrojtja e ambientit jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
Perspektivë më ndryshe në tribunën e hapur dha edhe Ambasadori i Sllovenisë Gregor Presker duke shpjeguar detajisht cilat ishin sfidat, mënyrat e aderimit të Sllovenisë në BE si dhe shpjegoi ndryshimin drastik të kushteve për jetesë për më mirë, ndryshimi i standardit, duke i përcjellë përfitimet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në veçanti në sferën e zhvillimit të turizmit dhe mbrojtjes së ambientit jetësor.
Për në fund Drejtori i Agjencisë për mbështetje dhe promovimin e turizmit, Ljupço Janevski, dha kontributin e rij duke i theksuar segmentet e rëndësishme për zhvillimin e turizmit, dhe se cilat janë qëllimet dhe si projektet e Bashkimit Evropian kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit në vend.