Lajme
18.10.2023 11:59
Vazhdojmë me ditën e 2- të të skriningut bilateral për kapitullin 11 - Bujqësia dhe zhvillimi rural.
Delegacioni ynë me prezantime të detajuara për sa i përket tregjeve bujqësore, politikave të cilësisë, bujqësisë organike dhe promovimit të produkteve bujqësore.
Harmonizimi dhe implementimi i standardeve të BE për këtë kapitull, nënkupton bujqësi moderne dhe të konkurruese, me produkte cilësore që do të mund të plasohen në tregun evropian.