Lajme
06.10.2023 09:28
Në tribunën e djeshme në Tetovë, Zëvendëskryeministri Mariçiq iu drejtua publikut duke theksuar rëndësinë e përfitimeve nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian për të gjithë qytetarët, duke potencuar është qëllim i rëndësishëm strategjik për vendin tonë, posaçërisht për të rinjtë.
Duke filluar me mesazhin se të rinjtë vlerësojnë vlerat evropiane dhe janë bartës të progresit në çdo shoqëri ai më tej vazhdoi me mesazhe:
“Evropiane është kur i pranojmë të rinjtë të jenë kryesues në realizimin e ideve të reja, të freskëta dhe të guximshme. Të rinjtë kanë fuqinë dhe guximin më të madh ti shoqërojnë proceset para. Përpara drejt një të ardhme më moderne, më të gjelbër, më gjithëpërfshirëse dhe digjitale.
“Pikërisht për të rinjtë, medoemos ta bëjmë hapërimin final. Bëj thirrje që të konfirmojmë vendimin tonë të shumicës për hapin tonë të ri e të madh drejt anëtarësimit në Union, sepse të rinjtë kërkojnë që ta kapim hapin me kohën dhe të shfrytëzojmë maksimalisht shansin i cili para nesh krijon moment gjeopolitik në të cilën ndodhemi.
Më tej ai në fjalën e tij potencoi se zvarritja dhe mos qëndrimi krahë më krahë me bllokun evropian është reziku të cilin nuk guxojmë ta lejojmë, me qëllim që ti shmangemi izolimit dhe jo sigurisë së madhe në fazën e re të pritjes.
“Bllokimi i ndryshimeve kushtetuese përforcojnë euro skepticizmin dhe ju jep forcë dhe rrugë blloqeve anti-evropiane”
“Investimet me të cilat anëtarësimi në BE do të rriten do të jenë vende të reja pune për të rinjtë. Mbështetje për start ap biznese dhe partneritetet strategjike hapen si mundësi.
Rruga e negociatave për anëtarësim në BE me vete sjell shumë përfitime për të rinjtë siç janë masa shtesë për mobilitet. Shkëmbim të kontakteve, njohuri dhe ide për të rinjtë me moshatarët e tyre nga rajoni dhe nga BE-ja. Kjo siguron programin Erasmus për të cilën organizatat rinore thonë se Erasmus është një program që ndryshon jetën e të rinjve tanë në më të mirë”.
Nga Sekretariati për Çështje Evropiane informojnë se programi “BE-ja për të rinjtë” e paraparë për arsimin profesional, trajnim dhe praktikë dhe punësim merr mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore prej 15 milion euro ndërkaq IPA III-shi i ri ka rreth 18 milion euro për gjeneratën e të rinjve.
Për në fund Mariçiq u tha të rinjve të jenë të zëshëm, të jenë të lirë në atë që krijojnë, duke theksuar se me nxitjen e tyre kreativ së bashku mund të krijojnë shoqëri progresive sipas rinisë.
“Të rinjtë meritojnë standard me të mirë jetese evropiane dhe meritojnë të jetojnë në shtet evropian, në vend, në atdheun e tyre”.
Në kampanjën Ne jemi Evropë në tribunën e hapur në Tetovë, krahas Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, morën pjesë Ministri për Arsim dhe Shkencë, Jeton Shaqiri, Ministri për Shoqëri Informatike Azir Aliu, Ambasadori i Republikës së Italisë, Andrea Silvestri dhe përfaqësuesja e sektorit civil Pranvera Kasami nga Instituti për Lidhership dhe Politikë Publike.