Lajme
06.10.2023 09:23
Sonte në tribunën në Tetovë, kryesuesi i kampanjës Ne jemi Evropë, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, theksoi rolin kyç të rinjve në krijimin e të ardhmes evropiane për Maqedoninë e Veriut.
“Pikërisht për të rinjtë, medoemos ta bëjmë hapërimin final. Bëj thirrje që të konfirmojmë vendimin tonë të shumicës për hapin tonë të ri e të madh drejt anëtarësimit në Union, sepse të rinjtë kërkojnë që ta kapim hapin e kohës dhe të shfrytëzojmë maksimalisht shansit të cilin e kemi para nesh i cili krijon moment gjeopolitik në të cilën ndodhemi.
Të rinjtë, janë ata që në numër të madh e njohin BE-në si partner të qëndrueshëm dhe të dëshiruar dhe për këtë arsye vendi, po ashtu edhe ne, jemi të detyruar të bëhemi partner në sigurimin e perspektivës së të ardhmes evropiane”.
“Investimet të cilët me anëtarësim në BE do të rriten do të jenë vende të reja pune për të rinjtë. Mbështetja e bizneseve start-up dhe partneritetet strategjike do hapen si mundësi.
Rruga e negociatave për anëtarësim në BE me vete sjell sërë përfitime për të rinjtë siç janë masa shtesë për mobilitet. Shkëmbimin e kontakteve, njohuri dhe ide për të rinjtë me moshatarët e tyre nga rajoni dhe BE-ja.
Në tej në fjalën e tij Jeton Shaqiri, Ministri i Arsimit dhe Shkencës theksoi:
“Në gjithë atë që kemi bërë apo e bëjmë, kemi mbështetje nga partnerët tanë të jashtëm, posaçërisht nga Bashkimi Evropian fondet e të cilit janë të qasshme për ne si shtet, kuptohet me kufizime të caktuara.
Tani, mendoni si do të jetë kur do të bëhemi pjesë e asaj familje. Atëherë ndihma dhe mbështetja nuk do të kenë kufizime të cilat sot ekzistojnë, kështu që zhvillimi i vendit do të jetë dukshëm i përshpejtuar.
Mirëpo, për këtë nevojitet unitet nacional. Nevojitet unitet politik. Pëlqim nga të gjithë aktorët politik, ti bëjmë hapat e fundit deri në arritjen e qëllimit, dhe këto janë ndryshimet kushtetuese me kusht kyç për anëtarësim në BE”.
Ministri për Shoqëri Informatike Azir Aliu theksoi:
“Duke punuar si profesor universitar kam nderin të punoj me të rinjtë dhe ata besojnë se “Ne jemi Evropë”. Të rinjtë ndjehen si evropian, dinë disa gjuhë, dinë të kenë mendim kritik dhe janë kreativ”.
Më tej ai shtoi:
“Ne jemi Evropë sepse kemi vlera evropiane i parë personazhet siç janë: Nënë Tereza, Ferid Murati, këngëtare Nacovski, kemi personazhe të njohur por nuk jemi anëtare e BE-së. Që të jemi anëtare e BE-së nevojitet të investohet në infrastrukturë së bashku me mbështetjen e fondeve evropiane të krijojmë sajber infrstrukturë, të krijojmë kompani ekosisteme, spin of dhe start ap dhe nevojitet të krijojmë kushte që qytetarët tan të kenë mundësi të krijojnë kushte evropiane.
Për në fund Ministri shtoi se është e nevojshme që të bëhet hapi i fundit i vendimit me qëllim që të kemi qasje deri në më shumë fonde evropiane që do të na sigurojnë kushte evropiane për të gjithë qytetarët dhe për të rinjtë.
Deri më tani ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë me fonde evropiane me sukses realizoi më shumë projekte që e modernizojnë shoqërinë sipas modelit evropian.
Në tribunën në Tetovë morën pjesë Ambasadori i Italisë dhe përfaqësuesja e sektorit civil Pranvera Kasami nga Instituti për Lidership dhe Politikë Publike.