Lajme
02.10.2023 10:35
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe IPA koordinuesi, Bojan Mariçiq, sot nënshkroi Marrëveshjen financiare për IPARD 3 programin dhe në fjalën e tij tha se është thelbësore për bujqësinë maqedonase.
IPARD është një tregim i suksesit i cili tani më kohë të gjatë e kemi dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është vetëm vazhdimësi si dhe zhvillim ende më i madh i saj.
-IPARD 2 ishte mjaftë e fuqishme dhe tregim i suksesshëm, ndërkaq IPARD 3 do të jetë tregim premtues që premton shumë për bujkun maqedonas dhe garanci se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të jetë shfrytëzues më i mirë i IPARD programeve në rajon, tha Mariçiq.
Krahas Sekretariatit për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri uroi të gjithë palët e interesit në zbatimin e IPARD programit, Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Ministrisë së Financave, dhe Agjencisë së pagesave e cila ka rol kyç në zbatimin e këtyre mjeteve të pakthyeshme evropiane, përmes të cilëve përforcohet sektori bujqësor dhe afrohemi drejt standardeve të vendosura me politikë të përbashkët bujqësore të BE-së.
-Me marrëveshjen financiare u siguruan 97 milion euro për bujqësinë maqedonase për masat e IPARD III programit edhe atë për: Investime në asete fizike të ekonomive bujqësore, për përpunim dhe marketing të produkteve bujqësore dhe të peshkut, për deverzifikimin e fermave dhe zhvillimin e biznesit dhe ndihmë teknike, shpjegoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Nënshkrimi i Marrëveshjes financiare u realizua ashtu siç i paralajmëroi dhe premtoi Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe IPA Koordinatori nacional Mariçiq. Procedurat e nënshkrimit të Marrëveshjes financiare së bashku me Drejtorin e përgjithshëm për bujqësi dhe politikë rurale (DG Agri) përfundoi deri sa rrjedh afati për dorëzimin dhe vlerësimin e aplikimeve të thirrjes së parë të IPARD III programit të ri, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), ku shpjegojnë se me këtë praktikisht mundësohet në kohë të fillojnë me shpenzimin e mjeteve dhe të bëhet pagesa e të gjitha aplikantëve të suksesshëm.
Në nënshkrimin zyrtar morën pjesë Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Dejvid Gir, Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe Ljupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.