Lajme
28.9.2023 07:47
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sonte me ftesë të Kryetarit të partisë së Boshnjakëve Partia Aksioni Demokratik i Maqedonisë, Xhelal Hoxhiq, mori pjesë në shënimin solemn të 28 shtatorit – Ditës ndërkombëtare t Boshnjakëve.
Mariçiq në fjalën e tij përshëndetëse tha se shënimi i ditës ndërkombëtare të Boshnjakëve do të thotë konfirmim i gjuhës, kulturës dhe identitetit të tyre, si dhe pranim i dallimeve në shoqërinë demokratike maqedonase, ku janë të mbrojtur interesat e qytetarëve.
-Së bashku, dekada më parë, si bashkëqytetar, së bashku kemi ndërtuar Maqedoninë e Veriut dhe së bashku kemi qëndruar para sfidave. Sot në rrugën drejt të ardhmes sonë të përbashkët evropiane ndërtojmë ura të miqësisë dhe së bashku hapërojmë drejt të ardhmes më të mirë. Të bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt, për gjeneratat e ardhshme dhe qytetarët tanë në të, tha Mariçiq.
Në këtë kontekst para të pranishmëve Zëvendëskryeministri tha se populli maqedonas dhe boshnjak kanë qëllime të njëjta dhe punojnë në përmbushjen e tyre, dhe kjo është siç tha Mariçiq, prosperiteti dhe progresi i vendit, paqja, ndërlidhja dhe bashkëpunimi në rajon, në çka Boshnjakët japin kontribut të rëndësishëm, si dhe përkushtim të madh në përmbushjen e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.
-Kontributi i Boshnjakëve në jetën e përbashkët ekonomike, kulturore dhe shoqërore është i rëndësishëm. Pjesëmarrja e tyre në të gjitha proceset e rëndësishme shtetërore është e rëndësisë së veçantë për progresin dhe zhvillimin e vendit, njëkohësisht dëshmi për shoqërinë multi-kulturore dhe multietnike në të cilën jetojmë, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane potencoi se shembulli i Evropës për bashkëjetesë dhe respektimin e komuniteteve të cilët janë të bashkuar pikërisht në diversitete, qëllimi i Qeverisë është të ndërtojë “Një shoqëri”, koncept i cili mbron dhe kujdeset për identitetin e të gjitha komuniteteve.
Ai shtoi se populli boshnjak gjithmonë ka qenë shembull i dinjitetit, paqe dashurisë dhe respektimit të parimeve demokratike, bazuar në respektin dhe solidaritetin, duke theksuar se nëpër vite Boshnjakët kanë pësuar shumë padrejtësi, por lufta për afirmim të plotë nacional i bën simbol të guximit dhe të vetëdijshëm për sigurimin e të ardhmes së gjeneratave të ardhshme.
-Fjalën time do ta përfundoj me mesazhin të vazhdoni me krenari dhe dinjitet të kujdeseni për traditën dhe veçoritë tuaja nacionale, kurse Qeveria është këtu që më tej të punojë për mbrojtjen e karakterit multietnik të shoqërisë maqedonase dhe të ndihmojë në afirmimin e identitetit tuaj nacional, sepse populli boshnjak është vlerësohet në mozaikun kulturor maqedonas, tha Mariçiq.
Sot populli boshnjak mbarë botën shënojnë 28 shtatorin- Ditën ndërkombëtare të Boshnjakëve, datë e rëndësishme në historinë e tyre, dhe shënojnë 30 vjetorin e kthimit të emrit nacional Boshnjak dhe gjuhën amtare gjuha boshnjake, në seancën e parë të Kuvendi i Boshnjakëve, më 1993.