Lajme
28.9.2023 01:32
Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u mbajt takim përgatitor për skriningun bilateral për Kapitullin 22 Politika rajonale dhe koordinim me fondet strukturore e cila është pjesë e Klasterit 5.
Me takimin kryesoi Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili, ndërkaq institucion bartës i këtij kapitulli është Ministria e financave.
Takimi bilateral për Kapitullin 22 Politika rajonale dhe koordinim me fondet strukturore parashihet të mbahet me 5 dhe 6 tetor në Bruksel.