Lajme
27.9.2023 07:42
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në tribunën e hapur: “Ndërtime maqedonase, ndërtime evropiane” tha se tani po ndërtohet shumë shpejtë dhe më cilësor dhe se nga viti 2017 deri në vitin 2023 janë investuar më shumë se 1 miliardë euro për ndërtime dhe rehabilitim të rrugëve.
-I gjithë vendi është një kantier i rrjetit të ri dhe rindërtimit rrugor. Vazhdon viti i investimeve historike. Bëhet fjalë për investime kapitale në rrjetin rrugor sipas standardeve evropiane. Rrjet i rrugëve, hekurudhave të cilët do të sjellin përfitime nga lidhja e Evropës me botën. Të cilët si investime të përhershme do të mbeten për gjeneratat e ardhshme, tha Mariçiq.
Ai shtoi se korridoret rrugore maqedonase sot janë pjesë e korridoreve evropiane, posaçërisht me Korridorin 10 dhe Korridorin 8, të cilës siç thotë Mariçiq e bëjnë Maqedoninë e Veriut pikë strategjike të Evropës dhe pjesë e rrjetit të korridoreve të Ballkanit Perëndimor, të rëndësisë thelbësore për zhvillimin e Bashkimit Evropian në përgjithësi si dhe për zhvillimin e rajonit tonë.
-Për këtë arsye kur themi “Ne jemi Evropë” kjo ka rëndësi të veçantë kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut si udhëkryq i pjesës më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore evropiane. Por jo vetëm rrugore, por edhe e energjetikës sepse korridoret energjetike pasqyrohen përmes atyre rrugore. Dhe lidhur me këtë çështje me krenari mund të themi se vendi ynë është në qendër të rrjetit që siguron pulsin e Evropës, theksi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq mendon se nuk mund të ketë zhvillim pa infrastrukturë të zhvilluar dhe se nuk mund të ketë infrastrukturë të zhvilluar pa investime në rrjetin transportues dhe pa rrjet efektiv transportues.
-Për këtë arsye kjo Qeveri në mënyrë maksimale është e përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës transportuese. Janë ndërmarrë numër të madh aktivitetesh për ndërtimin dhe përmirësimin e rrjetit rrugor, si pjesë e rrjetit bazë dhe gjithëpërfshirës të korridoreve transportuese evropiane, theksoi Mariçiq.
I udhëhequr nga këto perspektiva Mariçiq theksoi se Qeveria është e fokusuar në realizimin e infrastrukturës bashkëkohore dhe të sigurt sipas standardeve evropiane dhe sipas interesave strategjike, sepse siç tha Mariçiq “vetëm në këtë mënyrë mund ta përforcojmë vendin tonë ekonomikisht, si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve tanë.”
-Japim kontributin tonë, rrugët tona në rrjetin transevropian, për lidhje më të mirë, transport më të shpejtë dhe më të sigurte të udhëtarëve he mallrave. Që të kemi qasje më të lehtë dhe më të thjeshtë dhe për ta bërë tregun e madh të brendshëm të BE-së treg tonin. Treg me 500 milion konsumator deri tek të cilët më lehtë, më shpejtë dhe më sigurt do të arrijnë produktet maqedonase. Rrjet rrugor përmes së cilit shpejtë dhe pa mundim do të lidhen qytetarët tanë maqedonas, me qytetarët e Evropës sepse edhe ne jemi Evropë, theksoi Mariçiq.
Në tribunën “Ndërtime maqedonase, ndërtime evropiane”, që sot u mbajt në Shtip, morën pjesë Ministri për Transport dhe Lidhje, Blagoj Boçvarsi, Ambasadori Austriak, Martin Pamer dhe Ana Nikodinovska Krstevska, Prorektorë për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin Goce Delçev – Shtip.
Në kuadër të kampanjës “Ne jemi Evropë” nën organizimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane deri më tani janë realizuar 4 tribuna në tema të ndryshme në Shkup, Strumicë, Manastir dhe Prilep.