Lajme
27.9.2023 06:52
Me 26 dhe 27 shtator 2023 për vizitë pune në Sekretariatin për Çështje Evropiane morën pjesë delegacioni zyrtar i Qeverisë së Moldavisë, me qëllim që të njihen me kornizën ligjore, kornizën institucionale dhe mekanizmin koordinues për procesin e integrimit evropian në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë vizitës dyditore përfaqësuesit nga Moldavia në mënyrë të detajuar u njohën me kompetencat e SÇE-së si institucion kompetent për koordinimin e procesit të integrimit në BE dhe të procesit të negociatave aderuese, përvojat nga procesi i skriningut si dhe strukturën negociuese dhe kompetencat e saj.
Sekretarja shtetërore në SÇE, Drita Abdiu-Halili theksoi se procesi i integrimit evropian është proces kompleks dhe voluminoz që kërkon fuqi koordinim me qëllim të sigurohet qëndrueshmëri dhe efikasitet në zbatimin e detyrimeve dhe kërkesave që dalin nga BE agjenda.
Prezantimet u mbajtën nga Dragan Tilev, Këshilltar shtetëror për çështje evropiane, Hristina Koneska-Beroska, Udhëheqëse në Sektorin për euro-integrime, Danica Nasova Ivanova, Ndihmëse udhëheqëse në Sektorin për euro-integrime, Evgenija Serafimovska-Kirkovski, Udhëheqëse në Sektorin për koordinimin e fondeve të BE-së dhe ndihmës së huaj dhe Cvetanka Kuzmanovska, konsultante në SÇE.
Vizita u realizua në kuadër të projektit të financuar nga Delegacioni i BE-së në Moldavi.