Lajme
13.9.2023 07:48
Ministri Gerapetritis konfirmoi se është i qartë qëndrimi i Greqisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe se kemi mbështetje të plotë për progres të ri dhe sukses në proces.
Zëvendëskryeministri Mariçiq falënderoi për mesazhin e qartë që Greqia vazhdon të dërgojë në mbështetje të integrimit tonë evropian, duke treguar se qeveria po bën përpjekje që vendin të mbajë në proces dhe progres me vendet e tjera që do të jenë pjesë e paketës për zgjerimin e ardhshëm.
“Për ne, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor, është e rëndësishme të kemi shtetin më të vjetër ballkanik në anën tonë anëtar të BE-së, të kemi partner të zëshëm në Union për zgjerimin deri në vitin 2030 dhe Evropën e unifikuar”, tha Mariçiq.
Në atmosferë miqësore, Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe ministri Gerapetritis ranë dakord se të dy vendet morën hapa shumë të rëndësishëm së bashku dhe si rezultat sot jemi aleatë në NATO-s, duke theksuar se tani punojnë së bashku edhe në hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Në takim u diskutuan edhe marrëdhëniet bilaterale dhe kushtet e reja të cilat i krijoi Marrëveshja e Prespës, me të cilën dukshëm u përmirësua bashkëpunimi i ndërsjellë në fusha të ndryshme, duke filluar nga ekonomia, kultura, arsimi dhe lidhjet infrastrukturore mes dy vendeve. Në këtë drejtim, Mariçiq shprehu besimin se takimet e vazhdueshme në nivel të lartë dhe përforcimi i dialogut politik është shtysë e mirë për avancimin e mëtejshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Mariçiq e shfrytëzoi takimin për të shprehur ngushëllimet e tij për fatkeqësinë natyrore që goditi Greqinë, duke theksuar se Greqia mund të llogarisë ndihmën e Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me sfidat.
Zëvendëskryeministri Mariçiç takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme Gerapetritis e zhvilloi në margjinat e konferencës ndërkombëtare “Perspektivat e aderimit në BE të Ballkanit Perëndimor në kontekst të agresionit rus kundër Ukrainës”, ku mori pjesë në panelin me titull : “Momentumi i ri për zgjerim: Si mundet Ballkani Perëndimor të mos e humbasë rastin?”, organizuar nga Fondacioni Grek për Politikën e Jashtme dhe Evropiane ELIAMEP.