Lajme
06.9.2023 07:56
“Ne jemi këtu ta ruajmë dhe mbrojmë trashëgiminë e Koneskit. Të përkushtuar në ruajtjen dhe afirmimin, arritëm ta vendosim gjuhën maqedonase në infrastrukturën gjuhësore evropiane, si gjuhë e barabartë mes gjuhëve të qytetërimit evropian. E barabartë me të gjithë të tjerët. Gjuhë në të cilën do të përkthehen të gjitha dokumentet dhe marrëveshjet e ardhshme me Bashkimin Evropian”, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq në tribunën e sotme “BE për pasurinë kulturore maqedonase”.
Për të zbutur të gjitha dezinformatat, duke përfshirë edhe ata që pa sukses po përpiqen të krijojnë një realitet të rremë se gjuha maqedonase, si pjesë thelbësore e identitetit kombëtar dhe kulturor maqedonas, gjoja është e rrezikuar ose se ishte gati të zhdukej në negociatat me Bashkimin Evropian,Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se "gjuha maqedonase është sllave dhe evropiane, me gjithë veçantinë e saj dhe ne jemi Maqedonas krenarë për këtë dhe për trashëgiminë që na ka lënë gjiganti nga Nebregova - kodifikuesi i gjuhës maqedonase". Blazhe Koneski”.
Ai theksoi se në negociatat që vazhdojnë, duhet të hyjmë me më shumë vetëbesim dhe të konfirmojmë se nuk ka mënyrë për tu tërhequr nga identiteti ynë dhe se si ai të jetë i rrezikuar.
“Ne qytetarët, por edhe kjo Qeveri, janë garanci që kushdo që mendon të rrezikojë identitetin tonë, kushdo që ngre çfarëdo çështje për gjuhën dhe identitetin tonë, ne jemi këtu për ta mbrojtur. Dhe ne jemi të gatshëm nëse është e nevojshme, dhe me këtë jemi të obliguar të heqim dorë dhe të largohemi nga negociatat, por kjo nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë sepse ne jemi garantues dhe Korniza negociuese është garanci që askush nuk mund të rrezikoj identitetin tonë”, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri tha se kultura dhe sektori kreativ kanë fuqi të përmirësojnë jetën, të transformojnë komunitetet, të krijojnë vende pune dhe rritje dhe të inkurajojnë bashkim, duke theksuar se Manastiri është një nga shtyllat e frymës evropiane maqedonase dhe konfirmimi se ne jemi Evropë.
“Pikërisht për këtë Komisioni Evropian unifikoi programet për mbështetje në kulturë dhe bëri një program të madh “Evropa kreative”. Programi është zhvilluar për të mbështetur operatorët kulturorë dhe për qasje në fondet e BE-së. Rezultatet e mbështetjes së BE-së për projektet kulturore janë të dukshme në çdo hap në të gjithë vendin tonë. Çdo vit festivale të shumta, manifestime të shumta, rindërtim të shumë objekteve, manastireve, por edhe rindërtim të objekteve historike financohen pikërisht nga BE-ja”, përfundoi Mariçiq në tribunën në Manastir.
Kampanja “Ne jemi Evropa”, e organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane, vazhdon javën e ardhshme.