Lajme
05.9.2023 07:49
Sot me iniciativën e Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq u mbajt takim me Euroambasadorin Dejvid Gir dhe shefat e Misioneve të BE-së në vendin tonë, në të cilin u diskutuan më shumë tema aktuale politike, me fokus në dinamikën e procesit të negociatave me BE-në dhe reformat.
-Bëjë përpjekje ta ndryshojmë atmosferën që mbizotëron tek opozita për amendamentet kushtetuese dhe kjo për këtë moment është e rëndësisë së madhe për ne, moment nga i cili varet progresi i ardhshëm dhe mbajtja e diskursit evropian të vendit, tha Mariçiq.
Ai shtoi se reformat janë lartë në agjendën e Qeverisë dhe se tani më janë përcaktuar prioritetet kyçe dhe më urgjente të cilat do të jepen, pa vonesa të mëtejshme, kurse kanë të bëjnë në emërimin e funksionarëve publik, draft Strategjinë e re për reforma në administratë publike (2023-2030) me planin Aksionar (2023-2026), si dhe Strategjinë për reforma në sektorin e drejtësisë i cili është në fazën përfundimtare.
-Me padurim presim sinjale pozitive dhe inkurajim për shërbimet tuaja, por edhe qasjen racionale të vendeve anëtare të BE-së është e rëndësisë së veçantë për Maqedoninë e Veriut, tha Mariçiq duke shprehur pritje se sa më shpejtë të marrim skrining Raportet për Klasteret për të cilat kemi përfunduar skriningun.
Nga ana e shefave të Misioneve të BE-së u dha mbështetje për proceset që i kryeson Maqedonia e Veriut për qasjen e palëkundur të Qeverisë të bëjë progres të ri drejt BE-së, duke theksuar se krahas ndryshimeve kushtetuese medoemos Qeveria të mbetet njëjtë e fokusuar edhe në agjendën reformuese, gjatë 7 viteve të ardhshme që me sukses ti kryej detyrimet të cilat i ka vendi gjatë negociatave me BE-në.
Në takim Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në, Mariçiq shkurtimisht brifoi për procesin e skriningut, për të cilin tha se zhvillohet sipas kalendarit të planifikuar dhe se e vlerësojmë draft Raportin e skriningut për Klasterin “Vlerat fondamentale” i cili dha kahje dhe ishte bazë e mirë për përpunimin e dokumentit kyç për hapjen e Klasterit 1, Udhërrëfyesi për sundimin e së drejtës.
Zëvendëskryeministri Mariçiq, i cili në takim ishte i shoqëruar nga Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili, shfrytëzoi mundësinë dhe i informoi ambasadorët e BE-së për rrjedhën e kampanjës “Ne jemi Evropë”, duke potencuar se është i rëndësishëm mbështetja e partnerëve evropian në këtë moment kyç dhe shfrytëzoi rastin ti ftojë të marrin pjesë aktive në të njëjtën.