Lajme
06.7.2023 07:06
Sekretarja Shtetërore dhe zëvendëse kryenegociatore me BE-në Drita Abdiu- Halili, sot në Bruksel mbajti takim me Ambasadorin në Misionin e Përhershëm të Mbretërisë së Spanjës në BE, Markos Alonso Alonso.
Në takim u diskutua gjendja aktuale lidhur me reformat kryesore në kuadër të negociatave aderuese, rrjedha e negociatave aderuese, angazhimi dhe përkushtimi ynë si vend në tejkalimin e sfidave dhe përmbushja e detyrimeve në procesin euro-integrues si dhe sigurimi i vazhdimësisë së tij.
Kryesimi i Spanjës me BE-në jep mbështetje të fuqishme me angazhim dhe bashkëpunim partneriteti në procesin tonë euro-integrues, i cili duhet të shfrytëzohet.