Lajme
22.6.2023 07:53
Sot Qendra për hulumtime strategjike, “Ksente Bogoev” pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut (AShAMV), në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Ministrinë e Financave organizuan konferencë shkencore në temë: “Përshpejtimi i procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE: sfidat kryesore dhe prioritetet”.
Në konferencë në sferën tematike “E drejta dhe politika”, me punimin e tij mori pjesë Zëvendëskryeministri Mariçiq, i cili theksoi se tani është koha të gjithë bashkë me kreativitet të mendojnë dhe këtë verë të hapet diskutim për sferat në të cilat Maqedonia e Veriut të përfshihet më herët, para anëtarësimit në BE.
-Kemi shans real Maqedonia e Veriut të jetë në pakon e vendeve që do të jenë anëtarë të ardhshëm të BE-së. Ekziston plan nga ana e BE-së që duhet ta shfrytëzojmë për përshpejtimin e reformave dhe afrimin e Maqedonisë së Veriut më afër anëtarësimit në Union, tha Mariçiq.
Ai theksoi se metodologjia e re për zgjerim mundëson dinamizëm të negociatave, respektivisht realizim të përshpejtuar të agjendës reformuese dhe rezultate të shpejta.
-Duke e pasur parasysh të njëjtën, aderimin e përshpejtuar ose me faza, mund ta përshpejtojë, por gjithashtu ka potencial që ta ngadalësojë integrimin tonë në BE, tha Mariçiq, duke theksuar se është e domosdoshme të kemi prioritete të përcaktuara qartë brenda integrimit të përshpejtuar, ndërkaq vendet anëtare këtë ta mbështesin dhe në periudhën e ardhshme të krijohet kalendar për aktivizimin tonë në të njëjtat.
Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në pret që përpjekjet e Komisionit Evropian në këtë periudhë duhet të jenë të kahësuar drejt avancimit dhe përshpejtimit të proceseve të cilët do ti mundësojnë Maqedonisë së Veriut anëtarësim në valën e ardhshme të zgjerimit të Unionit, duke potencuar se është e rëndësishme të mbahet Konferenca e dytë Ndërqeveritare gjatë kryesimit të Spanjës, respektivisht deri në fund të këtij viti.
Ai në fjalën e tij theksoi se është jashtëzakonisht i rëndësishëm roli i përfshirjes së komunitetit akademik në këtë proces shtetëror, si dhe kontributi në zhvillimin demokratik dhe të qëndrueshëm të shoqërisë maqedonase, duke potencuar se më tej për të gjitha proceset të lidhur me euro-integrimin do të vazhdojë komunikimi me akademinë.
-Debatet dhe bashkëpunimi më intensiv me komunitetin akademik në mënyrë shtesë duhet të kontribuojnë për zhvillimin e demokratizimit të shoqërisë maqedonase, me çka praktikisht përshpejtojmë integrimin në BE.
Në sferën tematike “Ekonomi” fjalën e tij kishte Ministri i Financave Fatmir Besimi i cili tha se praktika e deritanishme e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, kanë treguar se euro-integrimet janë katalizator i zhvillimit ekonomik, respektivisht përmirësim i të gjitha parametrave ekonomike – GDP-së për frymë, investimet e huajave dhe vendore, tregtia, si dhe përmirësimi i standardit jetësor.
-Tregu i vetëm evropian prej gjysmë miliardi qytetarësh, qasja deri te fondet e përbashkëta, si dhe strategjitë e përbashkëta lidhur me çështjet kyçe janë përfitimet kryesore të anëtarësimit, të cilët do të kontribuojnë drejt konvergjencës së shpejtë të vendit tonë drejt vendeve të zhvilluara. Shkenca mundte dhe jep kontribut të dukshëm në përafrimin deri te standardet evropiane” – theksoi Ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Në konferencën shkencore, e cila u mbajt në hapësirat e ASHAM, morën pjesë akademik, profesorë nga universitetet shtetërore dhe private, nga institucionet shkencore, nga institucione tjera shkencore dhe profesionale, si dhe pjesë të ekspertëve qeveritare të cilët në mënyre aktive do të kontribuojnë në negociatat me BE-në.