Lajme
30.5.2023 10:18
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bruksel u takua me euro-deputetët e grupit të Aleancës Progresive të Social Demokratëve në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, Matjazh Nemec dhe Andreas Shider.
Në takimet u diskutua për zbatimin e agjendës reformuese evropiane, për ndryshimet kushtetuese si dhe për ngjarjet në Kosovë.
Euro deputetët konfirmuan mbështetjen të cilën ja japin Maqedonisë së Veriut për ta mbajtur dinamikën e negociatave me BE-në, si dhe kemi miq në BE të cilët i njohin hapat tona pozitive dhe japin mbështetje në angazhimet tona për të pasur sukses deri në vitin 2030 të jemi anëtare e Bashkimit Evropian.
Në takim u potencua se kemi mundësi të mirë si vend anëtar i NATO-s, njëra nga të rrallat në rajon e plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së, shtet që filloi negociatat me BE-në dhe që konsiderohet si faktor serioz në stabilitetin e rajonit, të jetë në pakon e vendeve për anëtarësimin e radhës në BE.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se integrimi në BE është një rrugë që ne e zgjedhim me vetëdije dhe përgjegjësi, duke potencuar se është e nevojshme për stabilitetin dhe progresin e vendit, për reforma të dukshme në planin e brendshëm, të cilat do t'i japin transformim pozitiv shoqërisë maqedonase.
Në takim, bashkëbiseduesit dënuan eskalimin në Kosovë, për të cilin u dakorduan se është e nevojshme që urgjentisht të kthehet dialogu në tavolinë, sepse kjo situatë nuk e favorizon gjithë rajonin, si dhe integrimin e tij evropian.
Mariçiq zhvilloi takim me euro deputetin nga grupi i të Gjelbërve, Tineke Strike dhe një takim koordinues me Mikela Matuela, ushtruese e detyrës Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerimin e Komisionit Evropian, ku temat e diskutimit ishin rrjedha e procesit të skriningut, plani i reformave dhe përgatitja e dokumenteve kyçe nga Klasteri i parë, Udhërrëfyesi për sundimin e së drejtës, Udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformat në administratë publike.