Lajme
24.5.2023 08:30
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në Fakultetin e Drejtësisë “Justiniani i parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, mbajti takim me studentë dhe profesorë, ku debatuan për procesin euro-integrues në kontekstin aktual gjeopolitik dhe përfitimet nga anëtarësimi në BE.
Me studentët e Fakultetit të drejtësisë “Justiani i parë” në USHKM folëm për procesin euro-integrues në kontekstin aktual gjeopolitik, për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe për mundësitë e reja evropiane, për çka u dakorduam edhe me kolegët e mi të mëparshëm por edhe me studentët se ia vlen të shkohet përpara.
Zëvendëskryeministri shprehu kënaqësinë e tij që pas një periudhe të gjatë pati mundësi të debatojë me kolegët dhe juristët e ri të Fakultetit të drejtësisë “Justiniani i parë” ku ka qenë demonstrator i dekanit Prof. d.r. Sasho Georgievski dhe profesoreshës së ndjerë Tanja Petrushevska, duke theksuar se përfitimet që i sjellin reformat dhe anëtarësimi në BE do të mbeten në shtet, të punojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
-Të rinjtë janë resursi më i rëndësishëm që kemi dhe medoemos të punojmë që ti mbajmë, me njohuritë e tyre të ndihmojnë institucioneve të cilët i pret punë e rëndë në procesin e aderimit në BE, tha Mariçiq.
Në këtë drejtim Zëvendëskryeministri theksoi se vendit në këtë moment i nevojitet skena juridike dhe stafi rinor i Fakultetit të drejtësisë, në veçanti në pjesën e negociatave për harmonizimin e legjislaturës vendase me legjislaturën e Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri Mariçiq propozoi të shqyrtohen mundësitë e aktivitete të ardhshme me Fakultetin e drejtësisë dhe mundësia për praktikë në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE) të juristëve të rinj, si dhe organizim i trajnimeve në Qendrën e trajnimit në SÇE.
Dekani Georgievski përshëndeti ardhjen e Zëvendëskryeministrit në Fakultetin e drejtësisë dhe nismën e tij, duke iu referuar Memorandumit për bashkëpunim me Fakultetit të drejtësisë Justiniani i parë Shkup dhe SÇE- së dhe theksoi se ka hapësirë dhe dëshirë që në periudhën e ardhshme të përcaktohen aktivitetet e ardhshme të përbashkëta.
Studentëve të Fakultetit të drejtësisë “Justiniani i parë” Zëvendëskryeministri Mariçiq shkurtimisht ju shpjegoi skrining procesin dhe se si rrjedh ajo në këtë fazë zë negociatave me BE-në, duke thënë se edhe pse skrining procesi shpesh nënvlerësohet dhe nuk është i rëndësishëm, ai luan rol të madh dhe jep pasqyrë të qartë për atë që mbetet ta bëjmë që ta përmbushim qëllimin tonë strategjik.
Pas fjalës së tij pasuan pyetje dhe përgjigje nga studentët dhe profesorët të cilët treguan se e njohin dhe e dinë rëndësinë që këtë vite të përfundojnë obligimet e kornizës negociuese dhe se nuk duan ta humbasin këtë shans, i cili hapi agresionin rus ndaj Ukrainës.