Lajme
09.5.2023 01:49
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e 9 Majit, Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës, tha se vendet evropiane më 9 maj 1950, bënë të pamundurën dhe se “ne deri më 9 maj 2030, mund të bëjmë të mundurën, dhe kjo është anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian”.
- Ne sot po luftojmë për të njëjtat vlera dhe qëllime për të cilat Gjermania dhe Franca bënë hapa historike pas Luftës së Dytë Botërore. Ai është bashkimi. Bashkëpunimi ekonomik. Të jesh vetvetja, dhe në të njëjtën kohë t'i përkasësh diçkaje shumë më të madhe. Të lëvizësh lirshëm, të punosh lirshëm. Të kontribuosh dhe të fitosh. Të jetë më mirë, tha Mariçiq në video fjalimin e tij.
Mariçiç theksoi se për të gjithë është e qartë "që vendimet më të vështira janë pas nesh" dhe se ndryshimet kushtetuese nuk janë gjë tjetër veçse investim që garanton përfitimet dhe nuk merr asgjënga ne.
- Këtë të mirë e kuptojnë edhe ata që kundërshtojnë rrugën tonë evropiane. Prandaj, është koha që të pushojnë së kundërshtuari, që të mos u bëhen mohues historik dhe pengues i qëllimeve strategjike të popullit të tyre, theksoi Zëvendëskryeministri.
Sot kur kemi liri, dhe shtet, Mariçiq thotë se “saktë dimë ku shkojmë, çfarë kërkojmë dhe çfarë do të fitojmë” dhe se “puna është në duart tona nuk ka më pritje”.
- Nuk heqim dorë. Ashtu siç arritëm të bëhemi anëtar i NATO-s, ashtu me sukses të bëhemi anëtar i BE-së. Shkojmë drejtë një aleance që na sjell fonde evropiane dhe standarde evropiane në të gjitha fushat që kanë rëndësi jetësore. Fonde për të ndërtuar si kurrë më parë - infrastrukturë maqedonase me para evropiane.
Dhe paralelisht me këtë – reforma. Reforma për të gjitha institucionet tona, në të gjitha resorët për të ofruar shërbime më të mira për popullin tonë, theksoi Mariçiq në video fjalimin e tij.
Më poshtë teksti i plotë i video fjalimit të Zëvendëskryeministrit Mariçiq
“Qytetar të nderuar,
9 Maji 1950 është dita kur Franca dhe Gjermania bënë të pamundurën - u dakorduan bashkërisht të kryesojnë me prodhimin e çelikut dhe qymyrit me mundësinë që vendet e tjera t'u bashkoheshin atyre. Kështu mbi baza ekonomike u krijua një paqe afatgjatë dhe më pas u formua Unioni i shteteve, të cilët së bashku edhe sot e kësaj dite ndjekin rrugën e solidaritetit, bashkëpunimit dhe rritjes ekonomike.
Shtetet evropiane më 9 maj 1950 bënë të pamundurën, kështu që unë jam i bindur se ne deri më 9 maj 2030 mund të bëjmë të mundshmen – është anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian.
Ne sot po luftojmë për të njëjtat vlera dhe qëllime për të cilat Gjermania dhe Franca bënë hapa historike pas Luftës së Dytë Botërore. Ky është Unifikimi. Bashkëpunimi ekonomik. Të jesh i yti në tënden, dhe në të njëjtën kohë t'i përkasësh diçkaje shumë më të madhe. Të lëvizësh lirshëm, të punosh lirshëm. Të kontribuosh dhe të fitosh. Për tu bërë më mirë.
Besimi ynë është i vendosur. Është e lashtë, vendase, maqedonase. Askush nuk na e solli nga jashtë. Ne kemi qenë gjithmonë, me shekuj jemi në këtë rrugë.
Edhe sot, kur kemi liri dhe shtet - dimë saktësisht se ku po shkojmë, çfarë kërkojmë dhe çfarë do të marrim. Hapërojmë drejtë një aleancë që na sjell fonde evropiane dhe standarde evropiane në të gjitha fushat që kanë rëndësi për jetë. Fonde për të ndërtuar si kurrë më parë - infrastrukturë maqedonase me para evropiane. Dhe paralelisht me këtë – reformat. Reforma për të gjitha institucionet tona, në të gjitha resorët për të ofruar shërbimin më të mirë për popullin tonë.
BE-ja për ne vlen shumë. Dhe pikërisht ajo BE është çdo ditë me ne - e konfirmon gjuhën tonë, na ndihmon në promovimin e saj, nënshkruan marrëveshje me ne në gjuhën maqedonase. BE-ja nuk është një Union që ndryshon identitete, përkundrazi, në rastin tonë BE-ja konfirmon identitetin tonë maqedonas, ashtu siç ne e paraqesim dhe e vlerësojmë.
Dhe nuk ka asnjë njeri që nuk e kupton se vendimet më të vështira janë pas nesh. Se ndryshimet kushtetuese nuk janë gjë tjetër veçse një depozitë që i garanton përfitimet, dhe nuk na merr asgjë. Atë të mirë e dinë edhe ata që e kundërshtojnë rrugën tonë evropiane. Prandaj, është koha që të ndalojnë së kundërshtuari, që mos të bëhen mohues historikë dhe frenues të qëllimeve strategjike të popullit të tyre.
Puna është në dorën tonë dhe prandaj duhet ta përfundojmë menjëherë. Nuk ka më pritje. Nuk heqim më dorë. Ashtu siç arritëm të bëhemi anëtar i NATO-s, ashtu do të arrijmë të bëhemi edhe anëtar i BE-së.
Gëzuar 9 Maji, Dita e Evropës.