Lajme
05.5.2023 08:28
Me rastin e Ditës së gjuhës maqedonase Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq kishte fjalën e tij në panel-diskutimin në të cilën tha se në të gjitha negociatat me Bashkimin Evropian dhe me Bullgarinë, gjuha maqedonase gjithmonë ka qenë kryesore e kuqe.
-Asnjëherë nuk kemi devijuar nga gjuha dhe nuk kemi as një qëllim, as të drejtë të devijojmë. Pikërisht kjo është arsyeja që me sukses gjuhën maqedonase e vendosëm në kornizën negociuese, si gjuhë në të cilën duhet të përkthehet legjislacioni evropian, dhe në të cilën tani më përkthehet, dhe si gjuhë me të cilën lidhim dhe nënshkruajmë marrëveshje me Bashkimin Evropian, tha Mariçiq.
-Lidhur me fjalinë e Blazhe Koneskit, “Gjuha jonë është atdheu i vetëm i ynë i pandarë” Mariçiq tha se është “mesazh dhe amanet i përhershëm i Koneskit për gjuhën të cilën medoemos ta mbajmë të gjallë dhe aktiv, që të na mbetet i gjallë shteti dhe identiteti maqedonas”.
- Ai pasqyron kontekstin në kohën kur e tha, me gjithë barrën historike të gjuhës maqedonase dhe se në atë kohë Maqedonia ishte cak i ndryshimeve dhe synimeve, dhe sulmeve, dhe pushtuesve, ndryshimit të kufijve, sistemeve dhe autoriteteve tona, gjuha ishte konstante. Është në një kontekst historik. Barrën që ka sot ky mesazh është shumë më i madh dhe është pjesë e agjendës sonë politike, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq mendon se gjuhën do ta mbajmë të gjallë nëse e përdorim, nëse në të shkruajmë dhe nëse kujdesemi, duke treguar se në Bashkimin Evropian gjuha është pjesë e identitetit, dhe trajtohet si vlerë.
-Pikërisht për këtë arsye insistojmë në atë se në procesin e anëtarësimit drejt bashkimit Evropian gjuha medoemos të mbrohet, sepse nuk aderojmë drejt ndonjë unioneve anakronike, të vjetra nga e kaluara, por pikërisht drejt Bashkimit Evropian, që është maja e respektit për diversitete. Arritëm ta fusim në kornizën e negociatave si gjuhë në të cilën përkthehet legjislacioni evropian dhe në të cilën nënshkruhen marrëveshjet me BE-në dhe zhvillohen negociatat me BE-në, shtoi Mariçiq.
Mariçiq tha se Sekretariati për Çështje Evropiane investon shumë në përkthimin konsistent të legjislacionit evropian, për të cilin ndanë 20 milionë denarë nga buxheti i tyre për përkthime për dy vitet e fundit, por edhe se kanë ndihmë nga Mbretëria e Suedisë dhe Norvegjisë përmes Programit të UNOPS-it prej rreth 250 mijë dollarë në vit, dhe rreth 20 mijë euro nga Bashkimi Evropian, dhe në këtë mënyrë arrijnë të përkthejnë në gjuhën maqedonase rreth 60 mijë faqe të legjislacionit evropian në bazë vjetore.
Në fund, Mariçiq e përshëndeti ligjin e ri për gjuhën maqedonase dhe theksoi se çdo institucion duhet të kujdeset për korrigjimin dhe të ketë lektor i cili do t'i kushtojë vëmendje shkresave zyrtare por dhe materialeve të tjera, si dhe kërkoi edhe kujdes nga profesorët e gjuhës maqedonase, sepse janë ata që do ta mbajnë nivelin e gjuhës standarde.
Në ngjarjen i cili u mbajt në Operën dhe Baletin nacional, fjalën e tyre kishin edhe Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska, Euro-ambasadori në vendin tonë, David Geer, Elena Jovanova-Grujovska, Drejtoreshë në Institutin e Gjuhës Maqedonase në UKM, Natasha Avramovska, Drejtoreshë e Institutit për Letërsi Maqedonase në UKM, Ludmil Spasov, kryetar i Këshillit për gjuhën maqedonase pranë Qeverisë dhe Vesna Mojsova-Çepishevska, Drejtore e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në UKM.