Lajme
02.5.2023 08:43
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot hapi ngjarjen me të cilën zyrtarisht filloi fushata për programin IPARD 3 duke thënë se ky program është një faqe e re në zhvillimin e bujqësisë maqedonase dhe do të na japë bazë të mirë për më shumë dhe fonde më të mëdha strukturore evropiane, sepse këtë e përfshin anëtarësimi në Union.
- Ky është konfirmimi dhe prova më e fuqishme se pse jemi dhe pse duhet të qëndrojmë në rrugën evropiane. IPARD është një histori suksesi evropian dhe ne jemi të gatshëm ta vazhdojmë me IPARD 3, me fonde më të larta evropiane të pakthyeshme, për investime edhe më të mëdha dhe modernizim të bujqësisë maqedonase, tha Mariçiq.
Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se programi IPARD është një mjet shumë i rëndësishëm për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, për zbatimin e masave konkrete dhe për afrimin e produkteve maqedonase me tregun evropian, duke theksuar se falë fondeve evropiane dhe zbatimit të Programi IPARD, rezultatet në terren janë të dukshme.
-Jemi të njohur në BE si lider të rajonit në shfrytëzimin e fondeve të programit IPARD 2, me përqindje të lartë të shfrytëzimit deri në 98%. Për këtë arsye me meritë jemi shpërblyer nga Komisioni Evropian me 62% shtesë mbështetje të pakthyeshme evropiane për programin e ri IPARD 3 për vitin 2021 – 2027. Kjo do të thotë 97 milion euro të pakthyeshme mjete evropiane vendosen në dispozicion për investime të reja, zhvillim dhe modernizim të bujqësisë maqedonase, theksoi Mariçiq.
Sipas tij, “pa bujqësi më të fuqishme dhe më konkurruese, nuk do të jemi të gatshëm të garojmë në tregun e madh evropian” dhe për këtë arsye siç thotë Mariçiq bujqve ju nevojitet të ju sigurohen mjetet e duhura me të cilat do ti shfrytëzojnë maksimalisht fondet evropiane të parapara për mekanizim dhe modernizim më të mirë të prodhimit.
Mariçiq në fjalën e tij theksoi se çdo euro, çdo fond në dispozicion Maqedonia e Veriut medoemos ta shfrytëzojë për përmirësimin e prodhimit tonë bujqësor, që do të kontribuojë të jemi më konkurrues në tregun evropian dhe më mirë të përgatitemi për Klasterin 5 i cili është i lidhur me çështjen e kohezionit dhe politikës bujqësore.
-Përdorimi i fondeve nga programi IPARD është çështje e interesit të përbashkët me Bashkimin Evropian, sepse bujqësia është një ndër fushat kryesore të ekonomisë që kontribuon në stabilizimin dhe prosperitetin në Evropë. Tha Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në.
Ai tha “ të jemi të gjithë pozitiv dhe të shohim drejt një të ardhmeje më të mirë” sepse BE ofron të gjithëve diçka dhe çdo vend e gjen përfitimin e saj nga anëtarësimi në BE, i cili para se gjithash ashtë projekt i paqes, stabilitetit dhe më pas edhe prosperitetin ekonomik.
Ngjarja që u mbajt në hotel “Limak” ishte njoftim për fillimin e fushatës intensive informuese në teren në të gjitha rajonet, në dy muajt e ardhshëm. Parashihet të vizitohen nga dy vendbanime në ditë, ndërkaq thirrja e parë e programit IPARD 3 duhet të publikohet në fund të qershorit.