Lajme
24.4.2023 02:47
Sot në Universitetin Nënë Tereza në Shkup në kuadër të projektit "Jean Monnet EUFutur" Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendëse negociatore e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian Drita Abdiu-Halili kishte prezantim në ligjëratën e hapur rajonale me temë: "Fillimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian".
Një mundësi e mirë që përpara studentëve dhe stafit akademik të prezantoj ecurinë e rrugës integruese të Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në sfidat dhe mundësitë mbi procesin e skriningut, pas hapjes së negociatave për anëtarësim të shtetit tonë në Bashkimin Evropian, potencoi në fjalën e saj sekretarja shtetërore Abdiu-Halili.
Ndër tjerash Sekretarja shtetërore Drita Abdiu Halili foli edhe për rolin e studentëve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE) është i rëndësishëm dhe ndikon në mënyrë të ndjeshme në të ardhmen e tyre akademike, profesionale dhe sociale.
Këtë ligjëratë rajonale nga distance e ndoqën edhe studentë nga universitete të Bosnjës, Kosovës dhe Shqipërisë.